E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia me më pak borxhe në rajon

Nga Express më 06 mars 2011 në ora 19:23

Maqedonia është ndër vendet më me pak borxhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bëjnë të ditur të dhënat e Ministrisë së Financave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, informon agjencia e lajmeve INA.

Borxhi publik i Maqedonisë arrin 23,5 për qind nga Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në vend dhe shumë është më i vogël në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Greqia konsiderohet si një ndër vendet më borxhlinj në Ballkan. Borxhi i Athinës zyrtare arrin në 115 për qind nga BPV në vend. Pas saj, e futur në borxhe është edhe Shqipëria me 60 për qind, dhe pasojnë Turqia me 45,5 për qind, Mali i Zi me 38 për qind, Serbia me 35,6 për qind, Kroacia me 35,4 për qind dhe Bosnjë-Hercegovina me 35, 3 për qind.

Sa i përket Shqipërisë, niveli i borxhit ka shënuar rritje për shkak të borxhit për ndërtimin e autostradës Durrës- Kukës. Ndërkohë, analizat ekonomike bëjnë të ditur se vendi që viteve të fundit ka zvogëluar borxhet është Serbia, ndërsa ajo që po thellohet në borxhe është Greqia. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›