8 marsi 'mbush' 100 vjet

8 marsi i sivjetshëm, nuk është ndonjë datë e zakonshme kur jemi mësuar të nderojmë gjininë femërore.
Por këtë vit, kjo festë përkon me përvjetorin e njëqindtë të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Ajo do të festohet në një mënyrë speciale edhe në Parlamentin Evropian, i cili ka organizuar një seminar në Strasburg, mbi udhëheqjen e grave.
Por jo të gjithë pajtohen për zgjedhjen e vitit 1911, si vit të fillimit të festimeve të 8 Marsit.
Shumë prej tyre tashmë e kanë festuar njëqind vjetorin e saj në vitin 2008, në përkujtim të protestës që ndodhi në një fabrikë tekstili në New York, ku një numër i punëtoreve të mbetura të pasigurta, mbetën të vdekura, si pasojë e faktit se pronarët i kishin mbyllur dyert për t’i parandaluar të largoheshin nga puna.