E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrudhet qeveria serbe

Kryeministri serb Mirko Cvetkoviç deklaron se kabineti i tij do te ketë 17 ministri pa riformatimit, duke shkurtuar kështu 7 dikastere. Ai saktësoi se emrat e ministrave do te publikohen te hënën. Cvetkovic premtoi se ndryshimet do t'i kalojnë menjëherë parlamentit për miratim ditën e hënë. Gjithashtu shefi i qeverise do te emërojë ministra te rinj ne vend te tre pjesëtareve te kabinetit te tij qe kane dhënë dorëheqjen. Cvetkoviç nuk saktësoi për mediet se cilat ministri do te mbyllen dhe gjithashtu nuk pranoi te komente nëse kjo lëvizje kishte lidhje me protestat e fundit te zhvilluara ne Serbi. Sipas kryeministrit, ndryshimet e parashikuara do ta bëjnë qeverinë me eficente. Por opozita ne një reagim te saj ka theksuar se ndryshimet nuk janë asgjë tjetër veçse një tentative e mazhorances për te fituar kohe dhe për te krijuar imazhin se po kursen ne kohen e një krize te thelle ekonomike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›