Kartelet e droges ne Meksike gjenden te vrare 35 persona

Lufta mes karteleve rivale të drogës shpalos historinë horror të rradhës në Meksikë. Banda narkotrafikantësh me kamionë kanë bllokuar një autostrade për të hedhur më pas nën vështrimin e tmerruar të drejtuesve të automjeteve të bllokuara në trafik trupat e pajetë të 35 personave. Ngjarja ndodhi në afërsi të një ure në qytetin port Veracruz. Disa prej viktimave i kishin duart e lidhura të tjerë bartnin shenja të qarta torture. Sipas mesazheve të publikuara në tuiter persona të armatosur me uniforma ushtarake filluan të bllokonin rrugët të martën në mbrëmje. “Nuk duken as si policë e as si ushtarë” citon një mesazh AP ndërsa në një tjetër shkruhej “ mos shkoni në atë zonë ka rrezik”.
Sipas prokurorit të përgjithshëm Reynaldo Escobar ka filluar identifikimi i viktimave, e pjesa më e madhe e tyre kanë pasur precedentë penale dhe ishin të përfshirë me krimin e organizuar, të akuzuar për rrëmbime grabitje vrasje, mes krimeve të tjera,"
Nga vendngjarja dëshmitarë anonimë thonë se viktimat i përkisnin kartelit të drogës Zeta prej vitesh të përfshirë në një luftë të ashpër për pushtet me rivalët Gulf dhe La familia. Rreth 42.000 persona kanë humbur jetën në Meksikë që kur presidenti Felipe Calderon i shpalli luftë karteleve të drogës në vitin 2006.
Delina Bitraku