Formula 1 Meklaren Mercedes prezanton makinat
Sërish ngjyra e tyre është thellësisht e argjendtë. Pikërisht ashtu siç ka qenë gjatë gjithë viteve të fundit. Për këtë arsye, ato u quajtën “Shigjetat e Argjendta”. Bëhet fjalë për makinat Meklaren Mercedes, shigjetat e vërteta të pistave të Formula 1 të cilat bënë prezantimin në bazën e tyre, në Uoking të Britanisë së Madhe.
Pasi vitin e kaluar dolën në vend të dytë si skuadër, këto makina do të duan me çdo kusht të zbresin nga froni Red Bullin dhe Xhenson Baton dëshiron të fitojë kurorën e Sebastian Fetelit.
“Ka shumë ndryshime. Dua të them se makinat e Formula 1 nuk ndryshojnë shumë nga paraqitje përgjatë viteve. Por, në mënyrën sesi punon makina, në aspektet mekanike dhe të aerodinamikës ndryshimet janë të mëdha në krahasim me të kaluarën, me vitin 2011. Shpresojmë që kjo të bëjë diferencën në luftën për titullin”.
Edhe pse vjet doli vetëm në vend të pestë, piloti më i talentuar i Meklaren Mercedesit besohet të jetë Ljuis Hamilton, ndoshta më i shpejti dhe më spektakolari pilot i Formula 1.
“Ndihem shumë optimist tani që kemi hyrë në vitin e ri. Mendoj se makina do të jetë e shkëlqyer. Mendoj se skuadra është gati, po ashtu unë jam gati, ndaj nuk ka arsye pse të mos fitojmë këtë vit”.
Beteja në 2012 do të jetë e ashpër. Red Bull ka dalë kampion dy vitet e fundit, por edhe Ferrari nuk do të dojë të zhgënjejë tifozët e tij të shumtë dhe të fitojë titullin e parë nga 2007-ta. Pse jo, edhe Mercedesi i Mikael Shumakerit dhe Niko Rosbergut.