Moto Gp Stoner i pari ne provat e Sepang te Malajzise
Kampioni i botës vazhdon të mbetet më i miri në garat me dy rrota, edhe pse bëhet fjalë vetëm për prova. Australiani Kejsi Stoner dha kohën më të mirë në provat që po zhvillohen në Sepang të Malajzisë, duke u konfirmuar si njeriu për t’u mundur në kampionatin botëror që do të nisë pas pak javësh.
“Nuk bëra dot aq xhiro sa desha, por u përqëndruam tek gjërat kryesore dhe jam i lumtur edhe vetëm që jam në pistë”, - u shpreh piloti i Hondës. Stoner pati një dëmtim jo të rëndësishëm, dëmtim që nuk e lejoi të pilotonte të martën.
Në provat malajziane morën pjesë pilotët më të mirë të klasit maksimal në motorë, pra në Moto GP, si Ben Spajs, Horge Lorenco, Dani Pedroza, Kal Kraçlou, Hektor Barbera apo Valentino Rosi.
Italiani, kampion i shumëfishtë i botës në të gjitha kategoritë, u shpreh i kënaqur me atë që dha në pistë në timonin e motorit të tij Dukati. Gjithsesi, Rosi doli vetëm në vendin e 7-të në prova, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Niki Hejdën, doli në vend të 10-të.
Ndërkaq, në Spanjë, u zhvilluan disa prova të tjera dhe më i shpejti doli Randi De Punie, piloti i skuadrës Aspar. Shoku i tij i skuadrës, Aleks Asparago doli i dytë dhe Matia Pazini, debutues në Moto GP, zuri vendin e tretë.