E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato mbetet objektiv i PSG-s

Carlo Ancelotti ka paralajmëruar se Paris Saint-Germain do të paraqet ofertë për sulmuesin e Milanit, Alexandre Pato gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjiganti francez ishte afër transferimit të brazilianit në janar por ai vendosi të mbetej në San Siro. Por, trajneri Ancelotti ka pranuar se skuadra e tij vazhdon të jetë e interesuar për blerjen e Patos.

“Në të ardhmen do të sjellim një sulmues të mirë dhe Pato është një i tillë. Tani për tani, prioritet i tij është Milani. Kur ne negociuam transferimin e tij, kërkesat ishin të larta dhe në fund ishim ne ata që nuk pranuam” deklaroi Ancelotti për Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›