E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder i dobishëm për Interin

Vazhdon telenovela Inter-Wesley Sneijder. Pas trajnerit Claudio Ranieri (i cili të martën kishte thënë: “Wesley duhet të flet të njëjtën gjuhë me ekipin”), tani është presidenti Massimo Moratti ai që është shprehur për mesfushorin holandez.

“Gjithmonë ka ngritje dhe rënie brenda një sezoni. Sneijder ka forcë dhe dëshirë të paraqitet mirë. I besoj atij dhe jam i sigurt se do të jetë shumë i dobishëm për skuadrën tonë” deklaroi Moratti për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›