Xhon Terri do te gjykohet mbi akuzat per racizem

Do të ketë mundësi të luajë edhe në finalet e kampionatit europian të futbollit në qershor dhe pastaj do të shkojë në gjyq. Ky do të jetë fati i Xhon Territ, kapitenit të Anglisë dhe të Çelsit, i cili mund të dënohet për ofendime raciste ndaj mbrojtësit të Kuins Park Rejnxhërsit, Entoni Ferdinand.
Ndryshe nga sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez, Terri nuk do të gjykohet nga një trupë sportive, por nga drejtësia britanike. Gjyqi besohet se do të zgjasë 5 ditë dhe do të zhvillohet pas finaleve të Euro 2012-ës që do të luhen në Ukrainë e Poloni dhe ku Anglia është pjesëmarrëse.
Nëse do të shpallet fajtor, futbollisti nuk do të ketë ndonjë gjobë të rëndë, vetëm deri në 2 500 stërlina, por dënimi mund të ketë ndikim të rëndë në kontratat e tij me sponsorët dhe në marrëdhëniet me shokët e skuadrës, të cilët janë nga e gjithë bota dhe nga shumë raca të ndryshme.
Anglia ka pasur disa probleme racizmi gjatë këtij sezoni dhe Luis Suarez i Liverpulit u pezullua me 8 ndeshje për shkak se doli fajtor për sjellje raciste ndaj mbrojtësit të Mançester Junajtid, Patris Evra.