Formula 1, Mercedes rikthehet më të zeza për titullin

Ditën e sotme edhe Mercedes zbuloi veturën e re e cila është pagëzuar me emrin “W14”. Shtëpia automobilistike gjermane ka publikuar për herë të parë versionin e veturës që ti lejojë Hamilton dhe Russell të sfidojnë Red Bull-in.
Versioni i sotëm është i dhjeti pasi siç dihet Mercedes debutoi në Formula 1 në 2014. Në veturën e re shikohet edhe ngjyra e zezë, e cila kthehet domunuese.
“Jam i lumtur që po rikthehet Botërori i Formula 1. Ndihem i qetë me shumë energji dhe përqëdnrimi im këtë vit është më i lartë. Jam i gatshëm që të bëj gjithçka që është e mundur për të fituar. Këtu të gjithë jemi për një objektiv të vetëm, të fitojmë. Më pëlqejnë sfidat mendore dhe ato fizike”, tha Hamilton pranë “W14”.
Për veturën e re dhe për sezonin që pritet të startojë në Bahrein foli edhe shefi i skuadrës Mercedes. “Pritshmëritë tona janë të mëdha. Ne gjithmonë futemi në pistë për të fituar. Rivalët tanë ishin të fortë vitin e kaluar dhe gjatë këtyre muajve jemi munduar që të minimizojmë diferencat. Nuk do të shmangim asnjë sfidë, do të kemi ekipin mbi gjithccka. Këtë vit jemi gati të bëjmë gjithçka që të rikthehemi në vendin e parë”, tha Toto Wolff.
Magjinë e Formula 1 do të keni mundësi ta ndiqni vetëm nëpërmjet Radio Televizionit Shqiptar duke filluar me Çmimin e Madh të Bahreinit.