Zelensky: Me aleatët perëndimorë do të mposhtim një shtet terrorist si Rusia

Në fjalimin e tij të përditshëm, presidenti ukrainas Volydomyr Zelensky ka deklaruar se vendi i tij së bashku me aleatët perëndimorë po bën të pamundurën për të mposhtur një shtet terrorist si Rusia.
“Më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore janë konfirmuar nga partnerët tanë. Më shumë tanke janë konfirmuar. Më shumë artileri dhe predha janë konfirmuar. Më shumë trajnime për ushtrinë tonë është konfirmuar. Shumë nga marrëveshjet dhe diskutimet duhet të lihen me dyer të mbyllura në takimet e Grupit të Kontaktit. Megjithatë, mund të them me siguri se tendencat themelore mbeten të pandryshuara. Ukraina dhe partnerët e saj së bashku po bëjnë maksimumin për të mundur shtetin terrorist dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zelensky, transmeton CNN.
/rtsh.al/