E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reali, Kroos betohet për dashuri të përjetshme

Toni Kroos i betohet për dashuri të përjetshme Real Madridit. Kontrata e mesfushorit gjerman me ‘Blancos’ është drejt skadimit dhe është i bindur se kjo do të jetë skuadra e tij e fundit në karrierën e tij: “Dalja në pension do të jetë këtu, por nuk e di se kur do të ndodhë”, specifikon mesfushori gjerman i lindur në vitin 1990 në podkastin ‘Einfach mal luppen’ të cilin e ndan me vëllain e tij, Felix.

Mesfushori i Real Madrid pranon se nuk ndjen “asnjë presion nga klubi” dhe ai vetë tregon se nuk ka marrë ende “asnjë vendim, edhe nëse kam ndonjë ide”. Për këtë temë është shprehur edhe trajneri i ‘Merengues’, Carlo Ancelotti, fituesi i freskët i Botërorit për Klube: “E di si do të përfundojë, por nuk do ta them, i takon Toni ta bëjë, por kam ndjesi pozitive dhe mendoj se ai mund të rinovojë”, janë fjalët e trajnerit italian për mesfushorin 33-vjeçar gjerman.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›