E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Stoltenberg: Finlandën dhe Suedinë i shohim si anëtare të NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se është e rëndësishme që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Qëndrimi i Stoltenberg vjen në një kohë kur Turqia dhe dyshja Finlanda e Suedia janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa Ankaraja ka refuzuar të ratifikojë aplikimin e anëtarësimit të vendeve nordike.

 “Pyetja kryesore është që ata të dy të ratifikohen si anëtarë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha ai gazetarëve.

Me deklaratat e tij Stoltenberg la të kuptohen se dy vendet mund t’i bashkohen aleancës në mënyrë të ndarë, njëra pas tjetrës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›