Formula 1, Michael Schumacher del në pension
GJERMANI - Kampioni i shtatëfishtë i Formula 1, Michael Schumacher ka konfirmuar se do të dalë përfundimisht në pension, menjëherë pas sezonit aktual garues.
Kampioni gjerman 43-vjeçar e ka bërë të ditur këtë lajm në faqen e tij zyrtare të internetit, duke thënë se është koha për të thënë “lamtumirë”. Kjo deklaratë u jep fund spekulimeve se Schumacher do te gjejë një tjetër ekip, pasi Mercedesi kishte njoftuar se nuk do ta ripërtërinte kontratën e tij sezonin e ardhshëm.
Schumacher mban rekordin për numrin e titujve të Kampionateve Botërore në Formula 1, gjithsej shtatë tituj, ndërsa fitore në Grand Priks, gjithsej 91. Në vitin 2006, Schumacher kishte dalë në pension, për tu rikthyer më vonë në vitin 2010 me ekipin e Mercedesit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)