E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moxhi: Do kërkoj miliona euro nga Interi

TIRANE-Do t'i kërkoj Interit dhe Masimo Moratit një dëmshpërblim gjigand. Jo një milion euro, por shumë më shumë.

Kështu ka deklaruar Luçiano Moxhi në "Radio 2 Rai", duke folur për çështjen "Telecom", nga e cila ka dalë që përgjohej në mënyrë jo të ligjshme edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, përveçse personazhe të tjerë të botës së futbollit. "Dalëngadalë e vërteta po del në shesh, - u shpreh Moxhi. - Unë kisha folur për një spiunazh industrial, që përgjonte çështjet tona komerciale dhe sportive", shtoi ai. Moxhi kujton se ishin të njëjtët që kishte akuzuar ai, që kanë konfirmuar këto lajme. "Kanë thënë se ishte Morati që vendoste, gjë që është shumë e rëndësishme", thotë ish-drejtori bardhezi. Por, Luçiano Moxhi ka ndryshuar ton ndërsa Pietro Chiambreti, i ka vënë në telefon një imitues të Moratit.

Ai nuk e ka kuptuar aspak, duke zbutur tonet: "Më fal që të quaj Masimo, pasi edhe më parë të quaja kështu, - iu drejtua Moxhi. - E kemi respektuar njëri-tjetrin dhe nëse kujtoni, nënshkruam dhe një kontratë". "Unë mund të kërkoj edhe falje, - tha Morati, - por gabime kemi bërë të dy dhe pastaj radio nuk më duket vendi i duhur". "Mendoj se nuk është faji yt, por i atyre që të kanë adresuar keq", vazhdoi Moxhi.

(d.b/a.latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›