Formula 1/ Sebastian Fetel fitoi mimin e Madh te Indise
Çfarë fjalësh mund të gjejmë që të mos bëhemi banalë? Detyrë e vështirë kjo, sidomos tani që Sebastian Fetel fitoi edhe Çmimin e Madh të Indisë në pistën e re në qytetin Bud. Me 11 fitore në një sezon, ai është vetëm dy fitore larg rekordit të Mikael Shumakerit, vendosur në vitin 2004 me Ferrarin.
Gjermani me makinën e tij Red Bull u nis nga vendi i parë dhe e ruajti këtë pozicion pas një starti shumë të mirë. Por, pas tij u lëshua si shigjetë anglezi Xhenson Baton që kaloi Alonson e Ueberin, duke u ngjitur në vendin e dytë.
Njëkohësisht, pati edhe përplasje në kthesë dhe flamur të verdhë, ndërsa të dëmtuar dolën Barrikelo, Glok e Truli, të cilët më pas u detyruan të shkonin në bokse. Kobajashi nuk mundi ta vazhdonje garën.
Një nisje shumë e mirë edhe për “ujkun e vjetër”, Shumaker që u ngjit në vend të 8-të nga i 11-ti.
Fetel kryesoi garën indiane nga fillimi deri në fund dhe u deshën ngjarje të tjera që kjo garë e 17-të e kampionatit botëror të kishte emocione.
Ueber fillimisht u përpoq të kalonte Batonin, por pa ia arritur qëllimit në xhiron e 5-të, ndërsa problemet filluan në xhiron e 18-të kur Masa doli nga pit-stopi dhe desh u përplas me shokun e skuadrës, Alonso.
Gjithçka u kthye në dramë në xhiron e 24-ët kur Hamilton u fut në parakalim ndaj Masës, por braziliani ia mbylli rrugën dhe të dy u përplasën. Asnjëra nga makinat nuk doli nga gara, ndërsa kamerat kapën aktorin e madh të humorit, Rouan Atkinson, pra Mister Binin, që tronditej tek skuadra Meklaren.
Braziliani i Ferrarit pohoi në radio se pati probleme me marshet, ndërsa në xhiron e 34-ët e mbylli garën duke u përplasur sërish.
Në xhiron e 44-të, Fetel vendosi një rekord të ri, atë të kryesimit të garave në 693 xhiro në të njëjtin sezon, duke thyer rekordin e vjetër të Najxhël Mansellit vendosur më 1992 me Uilliams.
Ndërsa gara i drejtohej fundit, Ueber u përpoq t’ia merrte vendin e tretë Alonsos, por pa ia arritur qëllimit, ndërsa Baton nuk e pati të mundur të rrezikonte fitoren e Fetelit.
Pas 60 xhirosh, gjermani i Red Bullit kaloi i pari vijën e finishit, për të 11-ën herë në 17 gara të këtij sezoni. Ai mund të barazojë rekordin e Shumakerit, me 13 fitore, por duke pasur një garë më shumë sesa patrioti i tij veteran.
Fetel, kampion i shpallur i botës, kryeson me 374 pikë, Baton ka 240 e Alonso 227, ndërsa për skuadra, Red Bull ka 595 pikë, ndaj 442 të Meklarenit e 325 të Ferrarit.