E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina e ‘shkeli’ Vëllaznimin, 4-1

Prishtina e ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 4:1, në kryendeshjen e xhiros së 12-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Bardh e kaltrit kanë qenë dukshëm më të mirë se Kuqezinjtë, duke triumfuar me plot meritë.

Elhami Berisha ka realizuar dy gola për skuadrën prishtinase (7’ e 47’), kurse nga një e shtuan Behar Maliqi (21’) e Faton Zejnullahu (23’). Përpos golave të shënuar, skuadra vendëse pati edhe raste të tjera dhe fitorja e saj ka mundur të jetë edhe më e thellë.

Golin e nderit për gjakovarët e shënoi Fisnik Papuçi, në fund të ndeshjes. Kjo fitore e kthen Prishtinën në pozitën e parë në tabelë para Dritës, e cila tash është e dyta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›