E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A/ Udineze mban ritmin e Juventusit dhe Milanit

Fitoret e Juventusit dhe Milanit respektivisht në fushat e Interit dhe Romës, krijuan përshtypjen e një lufte dyshe për titullin në Serinë A, por mes dy pretendentëve historik, qëndron edhe supriza Udineze. Bardhezinjtë e Guidolinit fitojnë 1-0 ndaj Palermos dhe ngjiten në kuotën e 18 pikëve, një pikë më pak se Juventusi, një më shumë se Milani. Në sfidën me Palermon heroi është ai I zakonshmi, Antonio Di Natale, autor I golit të shtatë për të në këtë kampionat, ku kryeson renditjen e golashënuesëve.

Në ndeshjet e tjera të luajtura për Serinë A, Fiorentina rikthehet te fitorja pas një muaji. Goli i Lazarit, katër minuta para fundit të pjesës së parë, ishte vendimtare për “vjollcët” në suksesin ndaj 1-0 ndaj Xhenoas.

Atalanta rikthehet me këmbë në tokë. Kalon e para në avantazh me golin e shtatë në kampionat të argjentinasit Denis, por shkërmoqet nga Bolonja, e cila fitoren 3-1.

Në sfidat e tjera, Parma I largohet zonës së ftohtë me suksesin 2-0 ndaj Çezenës, ndërsa Siena ndodhet në pozita komode pas katër golave të shënuar në portën e Kievos. Në barazim 1-1 u mbyll takimi Leçe-Novara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›