Interi e humb Maiconin

Mbrojtësi i djathtë i Interit, Maicon mund të qëndrojë jashtë fushës për një muaj pasi ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e këmbës së majtë.
Maicon ishte dëmtuar gjatë humbjes 2-1 nga Juventus të shtunën dhe lajmi është goditje e rëndë për Interin pasi braziliani në javët e fundit ka qenë njëri prej futbollistëve më në formë.
Maicon shënoi një gol të barazimit të përkohshëm kundër Juventusit dhe luajti për gjatë gjithë 90 minutave. Inter pret Lillen në Ligën e Kampionëve të mërkurën.