Tirana fiton 2-1 ne fushen e Apolonise

Një gol në minutën e parafundit ishte arsye tepër e fortë për festime në fushë dhe, pak më tej, në tribunën e tifozëve miq. Arian Pisha, ish-kapiteni i Dinamos, sot mbrojtës bardheblu, i dha fitoren tepër të çmuar 2-1 Tiranës në Fier, përballë Apolonisë.
Tri pikë të shkëlqyera, pas një ndeshjeje me shumë vuajtje, që i japin të drejtë 24 herë kampionëve të mbajnë kreun e renditjes.
Veçse, ndeshja nisi shumë më mirë për vendasit, pasi kapiteni Gërxho e kaloi Apoloninë në epërsi, duke shtangut kryesuesit që kishin shkuar me shumë pretendime në Fier.
Tiranasit reaguan dhe nisën të ushtronin presion në të gjithë fushën, për të shfrytëzuar atë që besohet se e kanë armën e tyre më të fortë, pra përgatitjen më të mirë fizike dhe arritën të barazonin pa u mbyllur pjesa e parë.
Klodian Duro shërbeu në të majtë për Gilman Likën dhe shkodrani depërtoi në zonë duke tentuar të pasonte për Morinën që priste i lirë para portës. Veçse, fieraku Naçi ia preu rrugën topit duke e dërguar në rrjetën e portës së tij.
Në pjesën e dytë, bardheblutë sërish e patën të vështirë të hynin në lojën e tyre të rrjedhshme, ndoshta edhe për shkak të gjendjes jo shumë të mirë të fushës së stadiumit “Loni Papuçiu”. Në 65’, porta fierake kaloi një rrezik, por topi qethi traun duke përfunduar jashtë, ndërsa gjendja në tribuna nuk ishte ajo më e mira, pasi policia nxorri tifozë nga stadiumi në minutën e 71-të.
Apolonia u përpoq me të gjitha mënyrat që të mos dilte pa pikë nga ndeshja dhe për minuta me radhë, pati vonesa për shkak të atyre që dukeshin si probleme të tejzgjatura fizike për lojtarët bardhëjeshilë.
Me afrimin e fundit, u rrit edhe presioni tiranas. Në 84’, Gilman Lika rrezikoi me një goditje dënimi nga largësia, por topi kaloi pranë traut të portës. Një minutë më pas, miqtë këmbëngulën gjatë, por nuk arritën të konkludonin dhe skuadra e trajnerit Papuçiu më në fund e largoi topin, por goli erdhi gjithsesi.
Pas një goditjeje dënimi nga e majta, topi u harkua në lartësi pranë shtyllës së dytë dhe aty Dushku e dërgoi tek porta, ku kolegu i tij i mbrojtjes, Pisha, i pozicionuar mirë e dërgoi lehtësisht në portë.
Një fitore kjo e merituar e Tiranës, ndonëse shumë e vështirë dhe e arritur në fund, si shpesh herë, duke treguar se e para gjë që nuk i mungon skuadrës së Rubio Sançezit është karakteri i fortë.