Shqiponjat dhe gjyqtari "përzënë" luanët nga Afrika
Bye bye Anglia! ëndrra e “3 luanëve” për të ngritur trofeun e shumëdëshiruar merr fund këtu. Me një poker spektakolar Gjermania ka eliminuar kombëtaren e Fabio Kapelos, duke siguruar biletën e çerekfinales. Në mbrëmje do të mësohet kundërshtari i gjermanëve, i cili do të dalë nga përballja mes Argjentinës dhe Meksikës.
Serinë e gjatë të golave e hapi Mirosllav Klose në minutën e 20-të, pasi përfitoi nga hutimi i mbrojtjes angleze. Minutat kalojnë dhe prapavija e "Don Fabios" vazhdon të “futë ujë”. Në të 32-tën Lukas Podolski mposhti për të dytën herë portierin Dejvid Xhejms, por vetëm pesë minuta më pas mbrojtësi Apson përfitoi nga dalja e gabuar e “gardianit” gjerman Manuel Nojer, duke shkurtuar diferencën.
Vetëm një minutë më pas anësori uruguajan bëhet protagonist negativ i ndeshjes, duke mos akorduar një gol mëse të rregullt në portën e Gjermanisë, pas gjuajtjes së Frenk Lampardit. Topi i goditur nga mesfushori u përplas në tranversë dhe përfundoi dukshëm brenda vijës fatale, por për çudinë e të gjithëve, as anësori dhe as kryesori nuk e panë.
Në pjesën e dytë është radha e të riut Tomas Myler, që fundos Anglinë brenda tre minutash. Në të 67-tën sulmuesi bavarez tundi rrjetën gjermane për të tretën herë, kurse tre minuta më pas vulosi rezultatin përfundimtar. Kështu, pas Francës dhe Italisë, një tjetër emër i madh i jep lamtumirën botërorit. Anglia kthehet në shtëpi dhe duhet të provojë sërish pas katër vitesh të fitojë titullin që mungon prej 44 vitesh.
Gjermani 4 - 1 Angli (Klose 20', Podolski 32', Myler 67', 70' / Apson 37')
GJERMANIA (4-2-3-1): Neuer 6; Lahm 6,5, Mertesacker 6, Friedrich 7, J.Boateng 6; Khedira 6, Schweinsteiger 6,5; Mueller 7,5 (62' Trochowski 6), Ozil 7 (82' Kiessling), Podolski 7; Klose 7 (62' Gomez 6). (Wiese, Butt, Jansen, Aogo, Tasci, Badstuber, Kroos, Cacau, Marin). Trajner: Loew
ANGLIA (4-4-2): James 6; G.Johnson 5,5 (86' Wright-Phillips), Terry 4,5, Upson 4, A.Cole 5,5; Milner 6 (64' J.Cole 5,5), Barry 5, Lampard 7, Gerrard 6; Rooney 5, Defoe 5,5 (70' Heskey 5,5). (Green, Hart, Dawson, Lennon, Crouch, Warnock, Carragher, King, Carrick). Trajner: Capello
Gjyqtar: Larrionda (Uruguaj)