E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërkombëtarët përcaktojnë muajin qershor për zgjidhjen e emrit

Bashkësia ndërkombëtare ka përcaktuar muajin qershor si afatin përfundimtar për zgjidhjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoni parashikojnë më të keqen, rënien e qeverisë, nëse gjatë tre muajve të ardhshëm nuk arrihet një kompromis mes Athinës dhe Shkupit. E ndërsa, Brukseli zyrtar, por edhe SHBA-ja shpreh me optimizëm se së shpejti do të arrihet zgjidhja përfundimtare për çështjen e emrin, analistët politik në Maqedoni janë më të luhatur në këtë drejtim. por në të njëjtën kohë rritet edhe presioni në terrenin e brendshëm. Partia shqiptare në pushtet BDI-ja, paralajmëron dalje nga Qeveria nëse deri në qershor nuk arrihet tek zgjidhja. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se Maqedonia duhet të punojë që sa më shpejtë të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, gjë e cila i është kumtuar edhe partnerit të tij qeveritar, kryeministrit Nikolla Gruevski. ky i fundit, shpreson se gjatë tre muajve të ardhshëm, deri në mbarim të presidencës spanjolle me Bashkimin Europian, do të gjendet zgjidhje për kontestin rreth emrit me Greqinë. "Tani jemi të fokusuar më shumë në kërkimin, gjetjen e zgjidhjes për emrin, për të gjetur mundësi që gjatë kohës së presidencës spanjolle të marrim edhe datën për fillimin e negociatave, që do të thotë, fillimin e bisedimeve disa muaj më vonë", ka deklaruar Gruevski

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›