Murinjo merzit Realin

Orakulli nga Setubali la ne stol Benzemane dhe hodhi ne fushe nje skuader pa asnje sulmues
Ne mediat spanjolle termi Mourinhada u perdor perseri dje. E perditshmja sportive AS kete term e shpiku per te percaktuar teatrin qe beri Murinjo ne Amsterdam Arena tekniku ne fjale urdheroi disa nga te tijte qe merrnin kartone te kuq. Pas kesaj ngjarjeje te rende nje tjeter ndodhi te dielen ne darke Reali qe zbriti ne fushe pas asnje sulmues barazoi 1-1 me Almerian ne fushen e skuadres qe mban vendin e fundit ne klasifikimin e pergjithshem. Ky rezultat mjaftoi qe dje e perditshmja madrilene qe njihet si nje gazete qe i qendron prane Realit te shkruante Mourinhada y Villarato. Per sa i perket termit te pare do ta shpjegojme me poshte nderkohe qe i dyti i referohet Angel Maria Vilarit presidentit te Federates Spanjolle te Futbollit. Ne kryeqytet te gjithe akuzojne Vilarin pasi mendohet se ky i fundit me ane te arbitrave po kryqezon Realin.
Eksperimenti fatal
Dje Reali kishte diten e pushimit qe me shume mundesi tekniku Murinjo nuk do ta kete shijuar ne qofte se ka lexuar gazetat ne mengjes. Edhe pse AS dhe Marca insistuan per gabimet arbitrale Perez Lasa akuzohet se nuk i ka dhene dy ose tri penallti te pastra Realit jane po vete keto gazeta qe merren edhe me Murinjon. Ne fakt ato pas arbitrit kane akuzuar edhe Murinjon per ate vendim qe mori dy net me pare la ne stol Benzemane duke hedhur ne fushe keshtu nje ekip pa nje sulmues te vertete. Eksperiment fatal shkruante dje Publico nderkohe qe El Pais i kishte shkuar shume prane duke publikuar Eksperiment lodhes. Ne komentin qe ishte shkruar tek El Pais tregoheshin qarte gabimet e Specialit qe dy net me pare nuk u tregua i tille Ky vendim i Murinjos mund te interpretohet si nje mesazh qe kerkon tu dergoje drejtuesve te ekipit qe prej kohesh nuk po i blejne nje sulmues. Eksperimenti pati nje fund fatal. Ndersa nje tjeter pjese e artikullit ishte Perjashtimi i Benzemase dhe aktivizimi i Kakase ne sulm i shtuan edhe me shume konfuzion Realit qe ne Almeria u bllokua rende.
Hakmarrja
Dita e djeshme per Benzemane ishte dita e hakmarrjes Benzema eshte me i keq se cdokush por nga ana tjeter ai eshte me i mire se askushi - shkroi me ironi drejtori i AS. Me Karimin luhet me mire eshte titulli i komentit te Mundo Deportivo qe shkruan edhe te tjera fjali per francezin Benzema eshte i vetmi qe fitoi dicka mbreme. Me pas ne gazetat spanjolle ka gjetur edhe shume hapesire ajo deklarate e Horge Valdanos Ne kerkojme nje lsquo9 edhe pse sonte e kishim nje ne pankine - tha drejtori i Deleguar i Realit per Canal Plus. Kjo batute u komentua gjate nga te perditshmet. Ajo u mor si nje shigjete qe i leshoi Valdano Murinjos. Midis tyre dihet qe prej kohesh nuk ka marredhenie te mira madje Murinjo shpeshhere i ka kerkuar Perezit koken e Valdanos.
Kunder arbitrit dhe makines se luftes
Dy net me pare pas takimit qe i kushtoi shume Realit barazoi me te fundit te klasifikimit dhe keshtu i dha mundesi Barces qe te shkonte ne plus 4 tekniku portugez kritikoi arbitrin e gares Perez Lasa E njoh qe prej 1996-s kur erdha ketu. Zakonisht njerezit ndryshojne evoluojne rriten por ja qe Perezi nuk ben dicka te tille. Jemi ne 2011-n dhe ai eshte po i njejti. Shpresoj qe ky arbiter te mos arbitroje me as Realin e as Barcelonen. Ne qofte se kriteret e arbitrave do te jene te njejta per te gjitha klubet atehere mund te them se La Liga eshte ende e gjate. Nje dite pas ketyre deklaratave Marca dhe AS edhe pse nuk mbyllin syte perballe problemeve te Realit perseri nuk lene pa mbeshtetur kryqezaten e nisur nga Murinjo. Ne Madrid te gjithe e dine se kane perballe nje makine lufte si Barca. Ekipi i Guardioles qe vuri rekordin dy net me pare per sa u perket pikeve te bera ne gjysmen e pare te sezonit pas perfundimit te fazes se pare te La Ligas ka grumbulluar 52 pike nga 57 te mundshme.