E Diel, 1 Nëntor 2026

Formulari A2, gati në korrik

Shamata

Të gjithë maturantët që do të mund të kalojnë provimet e Maturës Shtetërore, në mes të muajit korrik do të plotësojnë formularin A2, i cili është mjaft i rëndësishëm. Kjo për shkak se nëpërmjet tij, të rinjtë do të kenë mundësi të rendisin degët në të cilat dëshirojnë të studiojnë sipas parimit meritë-preferencë. Formulari A2 do të jetë i njëjtë edhe për këtë vit. Risia që ka parashikuar Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, ndryshe nga përvojat e kaluara është se kandidatët do ta kenë më të lehtë për të zgjedhur, por edhe më shumë shanse për të fituar. “Provimet me zgjedhje janë më datë 30 qershor. Pas kësaj, do të fillojë procesi i plotësimit të Formularit A2. Ai do të plotësohet vetëm pasi nxënësi të marrë rezultatet e provimeve me zgjedhje. Ndërkohë që kemi vënë në dispozicion një afat kohor më se të mjaftueshëm që të rinjtë të mos nxitohen në përzgjedhjen e degëve të tyre preferuara”, tha zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata. Ai vlerësoi sidomos numrin e atyre maturantëve që u vlerësuan me notën 9, por nuk ngurroi të pranonte se këtë vit ka pasur një numër të konsiderueshëm mbetësish.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›