E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A2 plotësohet në Korrik, risitë për maturantët

Maturantët në mbarë vendin, e përkatësisht ata që do të mundin të kalojnë provimet e maturës në mes të Korrikut, do të kenë mundësi të plotësojnë formularin A2, i cili është mjaft i rëndësishëm, pasi rendit të gjitha degët për të cilat do të studiojë kandidati. Edhe këtë vit ai do të jetë i njejtë, duke i lejuar maturantit të zgjedhë dhjetë degë sipas renditjes që ai do. Risia këtë vit është se kandidatët do ta kenë më të lehtë për të zgjedhur, degën e parapëlqyer por edhe më shumë shanse për të fituar pasi do

të kenë të gjitha pikët, para se të plotësojnë këtë formular. Këto detaje i bën publike zv/ ministri i Arsimit Halit Shamata gjatë një interviste për një media në vend. Provimet me zgjedhje janë në 30 qershor. Pastaj fillon plotësimi i formularit A2. kur nxënësi i ka të gjitha pikët, i ka në portofolin e tij të meritave të gjitha notat e në këtë rast di të orientohet përsa i përket programeve të studimit ose fakulteteve ku ai dëshiron të studiojë. Formulari A2 do të plotësohet pasi nxënësi të marrë rezultatet e provimeve me zgjedhje. Nga mesi i korrikut deri në fund të tij nxënësi ka një kohë të konsiderueshme që të plotësojë formularin A2 tha Shamata.  Zv/ministri i Arsimit ka folur dhe për rezultatet e letërsisë të cilat këtë vit raportuan më shumë nota 9,  por edhe një numër të konsiderueshëm mbetësish. Ndërkohë për disa ditë pritet të ngrihet kopoted që merret me shqyrtimin e çdo parregullsie. Edhe këtë vit thotë Shamata ka patur të tilla, që do të thotë se janë konstatuar probleme si gjatë procedurës së provimit e më pas ehe gjatë korrigjimit, ndërkohë që do të ketë penalitete për maturantët. Provimet e fundit janë ato me zgjedhje, të cilat do të mbahen të dyja në 30 qershor ndërkohë që këtë javë që vjen pritet dhe ngujimi i hartuesve të këtyre provimeve pranë ambienteve të AVA-s. Korrigjimi i tezave u krye në 4 qendra kombëtare vlerësimi, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Shkodër. MASH-i vlerëson se korrigjimi i dyfishtë, si element i ri i këtij procesi, ishte rigoroz. Në analizë të rezultateve përfundimtare rezulton se 13.13% e maturantëve janë vlerësuar me notën 9 dhe 10, ndërsa numri i nxënësve që nuk u vlerësuan kalues është 1197 pra (3.21%). Të gjitha rezultatet maturantët kanë mundësi ti gjejnë në ëebsajtin zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në bazë të ID së tyre. Pas përfundimit të procesit të korrigjimit të testeve nga AVA, APRIAL ka nisur printimin e listave të notave të maturantëve dhe shpërndarja e tyre nëpër DAR/ZA-të, prej ku do të nisen për afishim në shkolla. Nga ana tjetër, MASH-i siguron se edhe procesi i vlerësimit të provimit të matematikës dhe ai i lëndëve me zgjedhje do të bëhet me të njëjtat standarde. Nëse në vitin 2008 në testimin ku morën pjesë 31959 nxënës u morën 535 nota 10, në 2009-n në 35 mijë nxënës të testuar, këtë notë e morën vetëm 470 nxënës.

Provimi i matematikës, pritet shpallja e rezultateve
Vlerësimi i provimit të matematikës po bëhet dhe në tre qendra të tjera të vendit, në qytetin e Elbasanit, Fierit dhe Shkodrës. Sipas burimeve zyrtare nga ministria e Arsimit, pritet që korrigjimi i testeve të përfundojë pas dy javësh, për tu shpallur më pas në shkollat e mesme në të gjithë vendit. Për herë të parë këtë vit, pas 5 vjetësh proces të maturës shtetërore, skema e vlerësimit ka ndryshuar. Provimet, vlerësohen nga dy grupe vlerësuesish të cilët janë në ambiente të ndara të qendrës që është ngritur dhe me pas  krahasohen nga përgjegjësi i  komisionit. Vlerësuesit janë mësues të përzgjedhur, nga të gjitha shkollat e vendit.  Ndërkohë masat e sigurisë janë të rrepta nën mbikëqyrjen e uniformave blu. Vlerësimi i dyfishtë u fut këtë vit, me qëllim rritjen e transparencës, por edhe të saktësisë së korrigjimit të testeve. Vlerësimi bëhet në mënyrë manuale, pavarësisht se përfaqësues të arsimit të lartë në vend kanë propozuar që ai të jetë elektronik. Provimi i matematikës mbyll kështu dhe ciklin e provimeve të detyrueshme, të cilat janë një kriter i domosdoshëm për të marrë pjesë në procesin e maturës.

Last Updated on E Diele, 20 Qershor 2010 09:16

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›