E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A2, metoda online efikase për maturantët

Edhe pse laboratorët e ngritur nëpër shkolla për plotësimin e formularëve A2 online, ndonjëherë shfaqin vonesa të ketij procesi për shkak të ngarkesës së veprimeve, maturantët janë ambjentuar me këtë skemë të re të përzgjedhjes së degëve të preferuara duke e quajtur më efikase dhe transparente, ku çdo gjë regjistrohet online.
Kjo është hera e parë që maturantët ndeshen me mënyrën e re për të plotësuar formularin A2, laboratorët e të cilëve gjenden vetëm në shkolla.
Risia e këtij modeli këtë vit është llogaritja e pikëve që ata kanë grumbulluar në mënyrë dixhitale. Në momentin që do të klikohet për preferencat, në soft dalin pikët e maturantit për degën përkatëse, pikët e fituesit të fundit të një viti më parë dhe ata shohin direkt gjatë plotësimit të formularit nëse i përafrohen degës së preferuar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›