Formulari A2 online, gabimet qe nuk duhet te beni Luljeta Ndoka
Formulari A2 do te mund te plotesohet online. Keshtu ka deklaruar kreu i Agjencise Kombetare te Provimeve, Alfons Harizaj, i cili ka sqaruar se kjo do te kete mjaft efekte pozitive. Harizaj shprehet se po punohet intensivisht qe, formulari A2 te plotesohet online nga maturantet, ndryshe nga vitet e tjera. "Jemi ne fazen intensive te realizimit te kontrates dhe shume shpejt mund te filloje aplikimi per kete kontrate, moduli online per maturen shteterore, aplikimi online. Ne te, ne kemi te dhenat njeheresh dhe ne kohen e duhur", - vijon Harizaj. Nderkaq, ai terheq vemendjen per maturantet qe po plotesojne formularin A1 dhe i keshillon ata qe te mos nguten per ta plotesuar, por te kene parasysh nje sere komponentesh. Nese nuk kane plotesuar si duhet formularin A1 dhe ate me zgjedhje deri ne daten 10 mars kur eshte dhe afati i fundit i dorezimit te tyre, maturantet humbasin shansin per te konkurruar ne shkollat e larta. Ata nuk kane me nje shans te dyte per t’i riplotesuar ato. Drejtori i Agjencise Kombetare te Provimeve, Alfons Harizaj, thote se te rinjte mund te zgjedhin edhe me shume se tre lende me zgjedhje, por kriteri kryesor eshte jo me pak se 8 kredite, ne te kundert ata quhen te skualifikuar. "Ne rast se zgjedh dy apo tre lende shuma e krediteve te tyre te jete jo me e vogel se tete. Pervec kesaj, ata duhet te bejne kujdes qe te zgjedhin lende qe kane koeficient qe i ndihmojne, i maksimalizojne mundesine per preferencen qe kane projektuar per te vazhduar studimet e larta. Formulari quhet i pavlefshem, sepse ai eshte i tille, qe kriteri per lenden, mund te zgjedhe lirisht, po me kushtin qe shuma e krediteve te lendeve te zgjedhura te jete jo me e vogel se 8", - tha Alfons Harizaj, drejtor i Agjencise Kombetare te Provimeve. Per sa i perket pergatitjeve per sallat e provimeve, ende po diskutohet, nese do te perdoren ato ne ambientet universitare, nderkohe qe numri i administratoreve mbikeqyres kete vit do te jete me i madh. Sipas udhezimit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, formulari A1 dhe A1Z do te plotesohet deri me 10 mars, ndersa maturantet e kane pasur ne dore duke filluar nga 20 shkurti. Formulari A1, sipas udhezimit, plotesohet per t’u regjistruar ne Maturen Shteterore 2012, vetem nga maturantet e vitit shkollor 2011-2012. Ai plotesohet me shkronja te medha dhe do te konsiderohet i vlefshem vetem nese eshte plotesuar ne menyre te sakte dhe te kuptueshme. Ne rast te kundert, ai do te konsiderohet i pavlefshem dhe maturanti humbet te drejten e regjistrimit. Ndersa formulari A1Z plotesohet nga maturantet qe e kane kryer shkollen e mesme para vitit 2012.
Kujdes ne perzgjedhjen e lendeve
Nje zgjedhje e gabuar ne lendet qe do te prenotoni keto dite ne formularin A1 dhe A1Z, mund t’jua beje thuajse te pamundur vijimin e shkolles se larte. Kjo, pasi zgjedhja e gabuar e tyre mund te beje qe maturantet te humbasin 300 deri ne 1200 pike potenciale, jo per shkak te notave qe merr maturanti, por per shkak te koeficienteve. Rastet e shumta te maturanteve me mesatare mbi 7 qe nuk u futen dot ne shkolle te larte vitin e kaluar dhe mbi 50 maturanteve me mesatare nen 6 qe arriten te vijonin studimet universitare, e perforcojne me se miri kete ide. “Per kete arsye, kur te plotesoni formularin A1 duhet te keni shume kujdes”, - sugjerojne specialistet e Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Jo vetem qe duhet te zgjidhni lendet ku e ndieni veten te forte, por edhe ato lende qe ju japin perparesi.
Deget e hapura
Ne shumicen e universiteteve te rretheve, deget jane me kuota te hapura duke nxjerre te “pavlefshme” Maturen Shteterore dhe koeficientet e saj. Megjithate, duke qene se nuk eshte vendosur ende se cilat do te jene me kuota te hapura dhe kuota te mbyllura, universitetet kane percaktuar koeficientet edhe per kete vit akademik. Ne shumicen e universiteteve, koeficientet jane te ndare ne baze te profileve sipas shembullit te universiteteve te kryeqytetit. Ne kete menyre, deget me profil natyror i kane dhene koeficient 1.3 vetem Fizikes dhe Kimise, ndersa ato te profilit shoqeror, vetem Njohurise per Shoqerine dhe Anglishtes.