E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Ne vend te “Shkolles se Bashkuar”, kompleks argetimi per rinine

Kryetari i Bashkise se Tiranes flet per punen qe po behet ne Tirane dhe projektet ne proces. Ne intervisten qe i dha mbreme Tv Ora News, z.Basha u ndal dhe tek hipotekimet. Ai siguroi se do t’i jepet zgjidhje shume rasteve delikate te regjistrimit te pasurive te patundshme ne kryeqytet

Si e shihni veten pas 6 muajsh si kryetar bashkie. A ka ndonje gje qe do te donit ta kishit bere, por nuk e keni realizuar?

Ne punojme me nje plan te detajuar qe lindi 100 dite me pare, por ky kalendar eshte shume solid dhe i sakte. Po ecim ne perputhje me premtimet dhe planin. Se shpejti finalizojme planin urbanistik te Tiranes, ndersa projekti i zgjerimit te bulevardit qe do te marre jete me 8 mars dhe me shpalljen e fituesit me 9 mars i hapet rruge zbatimit. Po ashtu, po ecim me plane te tjera qe kane te bejne me punesimin, zhvillimin ekonomik. Dje, realizuam premtimin per dhenien e lejeve dhe licencave me nje ndalese “One stop shop”, nje hap qe i kursen biznesit jo vetem kohen por edhe parate, si dhe kostot administrative, si: Fotokopjet, noterizimet e certifikatave, etj. Por, leverdia nuk ndalet te bizneset por te qytetaret te cilet jane edhe perfituesit e zhvillimit ekonomik, nepermjet rritjes se shanseve per punesim.

Sa i perket Qendres se Tiranes, do te jete ky projekti final, apo do te kete nje tjeter?

Ky nuk eshte projekti final, por perfaqeson nderthurjen e disa elementeve. Normalizimin e trafikut, i cili ishte bllokuar, ruajtjen e punimeve te deritanishme, pra mosprishjen e asnje investimi te deritanishem dhe kthimin ne nje gjendje sa me normale, me kosto sa me te ulet. Sheshi, sikunder gjithe gjatesia e bulevardit, do t’i nenshtrohet nje rishikimi te plote profesional, te konsoliduar me publikun ne menyre qe cfaredo qe te behet te kete mbeshtetje sa me te gjere dhe te mos shkaktohen me ngerce si me pare.

Plani i lene pergjysme nga ish-kryetari Rama, nuk do parashikohet me te jete ne funksion?

Plani duhet te kete gjithe parametrat. Nuk duhet te jene nje plan qe ne siperfaqe na jep te gjithe elementet estetike, por qe ne funksionalitet ai projekt i shkakton qytetareve probleme me trafikun. Nese duhet te jete shesh kembesoresh, atehere duhet te kete te gjitha parashikimet per trafikun e automjeteve, te parkimeve. Me zgjidhjen qe i eshte dhene problemit te trafikut, eshte funksional ka zgjidhur ne nje mase jo te vogel trafikun. Por, ky nuk eshte as fundi as fillimi i fundit. Projektet e bulevardit te ri te lumit te Tiranes, jane fillimi i pergjigjes afatgjate, qe nuk duhet te vije per 4 vitet e ardhshme, por per brezat e ardhshem. Duhet nje zgjidhje qe t’i shkoje nje qyteti modern dhe evropian.

Eshte thene qe eshte veshtire te korrigjohet Tirana, prej atyre gabimeve qe jane bere me pare. Cfare Tirane do te kemi ne momentin kur te zbatohet plani urbanistik?

Pani do t’u permbahet disa prej parimeve qe kam shpjeguar gjate dhe pas fushates. Pike se pari, respekt te plote per pronen private, mundesi zhvillimi sa me te medha, si dhe koeficient drejtesie ndaj tyre. Se dyti, zgjerimin e hapesirave publike dhe ruajtjen e hapesirave te gjelbra. Pra, ne te njejten kohe qe ne do te zhvillojme pronen, do te percaktojme rruge me te gjera, me trotuare te gjera, me ndricim, me infrastrukture nentokesore, sociale, per numer banoresh. Ajo qe plani do te sjelle risi, ka te beje me faktin qe cdo pyetje do te kete nje pergjigje. Nese dikush do te pyese pse ky koeficient ndertimi, apo pse ky ndertim ketu, nuk do te marre si pergjigje nje ngritje supesh, por, pergjigja do te jete e qarte e drejte dhe e bazuar ne kritere shkencore. Plani do te bazohet ne projeksione te popullsise. Brenda idese sone se sa banore do te kete nje bllok i vecante, jemi ne gjendje qe te themi se kaq eshte sot, kaq do jete pas 10 apo 30 vjetesh. Brenda kesaj ne do te mund te percaktojme sa meter katrore gjelberim duhet te kete per fryme, shkollat apo cerdhet qe duhet te jene duke u bazuar ne numer banoresh. Ne baze te kesaj do te percaktohet sherbime te ndryshme si arsimimi, gjelberimi, etj. Kjo perqasje eshte risia qe plani urbanistik sjelle. Do te kete shanse per zhvillimin e qytetareve te Tiranes. Nje tirane me rruge me te gjera, cdo rruge ka trotuare, nentoka te kete gjithe infrastrukturen ujesjelles-kanalizime, dhe ku te kete mjaftueshem shkolla e cerdhe dhe gjelberim.

Pjese e planit, eshte ideja e nje kryeqyteti me shume qendra. Cili eshte koncepti per kete ide?

Koncepti i nje qyteti policentrik, eshte nje koncept modern i realizuar ne shume vende te zhvilluara, ne SHBA, Kanada, Japoni. Ky koncept e shikon qytetin jo si nje zhvillim rreth nje poli, sic ka qene me pare, por si nje qytet me shume qendra. Ky koncept eshte shume i domosdoshem, ne kushtet e ngjeshjes urbane, ne kushtet kur popullsia ka tendence te shkoje drejt qendrave urbane. Eshte folur shume per Tiranen me shume qendra, por eshte ecur fare pak ne kete drejtim. Ajo qe diskutohet ne kete pike, eshte hartimi i nje plani infrastrukture dhe te perdorimit te tokes qe shikon pertej situates aktuale te perqednrimit te te gjitha qendrave te institucioneve kulturore, shteterore, drejt nje zone te vetme. Do te jene 4,5 apo 6 qendra. Kjo nuk do te thote se sheshi do te humbase simboliken e vet, apo edhe bulevardi “Deshmoret e Kombit”, por do te kete nje balancim me te mire, ku qytetaret te ndjehen qytetare ne cdo pjese te qytetit, pavaresisht nese jetojne ne periferi apo qender. Vetem ne kete menyre i sherbejme konceptit te gjitheperfshirjes qytetare ne kuptimin e cilesise se jetes. Ne kete kuader, po shikohet mundesi e investimeve ne vende te tjera, si fusha e Aviacionit, midis Kinostudios dhe Shkolles se Bashkuar.

A do te ekzistoje “Shkolla e Bashkuar”?

Po diskutohet me nje grup te rendesishem, qe aty te vendoset nje qender e rendesishme urbane, si kampus teknologjik, qender argetimi dhe per pergatitjen e rinise universitare, pse jo edhe elementet e kampuseve universitare dhe nje hapesire e madhe urbane per popullsine dhe njesive vendore 3 dhe 4 qe kane nevoje per me shume hapesire, dhe ajo do te ishte nje hapesire interesante.

Si do te jete zgjatimi i bulevardit? Deri ku do te shkoje, si do te jete i organizuar?

Ky eshte nje projekt qe deshirojme per Tiranen e shekullit 21. Bulevardi qe kemi eshte i shekullit te kaluar dhe ka qene shtylla kurrizore e Tiranes per shume dekada. Tani jemi ne 100-vjetorin e pavaresise dhe frymezimin qe kemi, duhet ta kthejme ne vepra konkrete. Eshte nje projekt shekullor, ambicia per te realizuar nje projekt te tille duhet te konkretizohet ne nje sere projektesh konkrete si: Bulevardi, rehabilitimi i lumit te Tiranes dhe kthimi i tij ne nje resurs te madh ambiental dhe rikrijues per qytetaret. Po keshtu, ne projektet private ne partneritet midis sektoreve publik dhe privat do t’i japin mundesi Tiranes te dyfishoje sektore te ndryshem si: Ndertimi, turizmi, prodhimi, sherbimet, ka nje oportunitet te madh,. Mund ta quaj dyfishimin e Tiranes. Nese Tirana qe shohim sot fillon me Parkun e Liqenit Artificial, vazhdon perreht bulevardit Deshmoret e Kombit, sheshin Skenderbej, nderpritet nga lumi i Lanes, ketu behet fjale per nje simetri. Do te vazhdoje pertej stacionit te trenit, do te kryqezohet me Lumin e Tiranes, do te vazhdoje drejt zones se e Paskuqanit, per te vazhduar ne aksin mes Krujes dhe Petreles dhe qendres historike Albanopulis. Qyteti ka nje pjese te se kaluares qe eshte krenar, ka nje tradite, trashegimi, do te merren parasysh keto elemente.

Nje prej premtimeve ka qene ceshtja e hipotekimit. Ne cfare faze jemi, dhe a mund te themi qe te gjithe qytetaret do te mund te pajisen me hipoteka?

Ky eshte premtimi, i cili ka nisur te mbahet qe ne fillim, kur kemi marre nje sere hapash. Kemi marre hapat tane per te cuar deri ne fund ato objekte qe ishin licencuar, duke e cuar perpara bashke me Hipotekat. Eshte nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi qe ka dhene efektet e saj ne banesat qe kane probleme te ndryshme, qe investitoret apo ndertuesit juridike nuk ekzistojne me, ose kane falimentuar. Ngritem nje strukture te perbashket, qe duke vepruar mbi VKM te para pak javeve, i hap rrugen bashkise se Tiranes qe te permbylle procesin. Se treti, per nje sere projektesh per te cilat ka pasur shkelje nga ana e investitoreve, ne keto raste i kemi kerkuar qeverise nepermjet nje mendimi te rrahur edhe me specialistet e Ministrise se Transporteve dhe Drejtesise, qe te behet nje ndryshim tranzitor i ligjit te urbanistikes, qe te na lejoje qe te gjitha familjet qe kane blere shtepite ne objekte te dhena me leje, por qe me pas projekti eshte ndryshuar, qe kane ndryshuar, dhe te mos penalizohen, por te pajisen me hipoteke. Kjo zgjidhje juridike ka kerkuar bashkepunim intensiv dhe shpresoj qe kabineti ta marre ne shqyrtim edhe per kete kategori. Pra, per ata qe kane shkelur lejen e ndertimit. Brenda vitit problemi i hipotekimit do te jete i zgjidhur perfundimisht. Ky eshte me se shumti nje problem drejtesie, por edhe ekonomik. Shkrijme kapital prej 700 milion eurosh, ne forme kolaterali, qe i perkthyer ne investime, do te thote mijera vende pune.

Cfare projektesh ka per rruget?

Po behen nderhyrje ne 3 faza. Faza e pare ka te beje me meremetimin e nje pjese te rrugeve ne arteriet kryesore qe ka te beje me mbyllje gropash. Nuk eshte nje projekt afatgjate por qe duhet bere patjeter. Me fillimin e sezonit te punimeve publike, kemi permbyllur procesin e evidentimit te nje pjese te madhe te rrugeve, per 93 rruge qe kane probleme qe nga mungesa e kapakeve te pusetave dhe demtimi i rruges ne perqindje te madhe. Nderkohe, ka nisur puna nga ndermarrja e mirembajtjes se rrugeve. Ne buxhetin e vitit 2012, kemi vendosur investime ne 3 deri ne 4 vepra rrugore per cdo njesi vendore, duke filluar nga nenshtresat ujesjelles-kanalizimet e deri ne asfaltim te plote te trotuareve dhe ndricimin. Se treti eshte plani urbanistik qe do te jape mundesi per nje planifikim me te shendoshe te rrjetit rrugor, te te gjitha unazave, por dhe te rrugeve qe njihen prej shume kohesh si Rruga e Dibres, Elbasanit qe do te zgjerohen duke iu pergjigjur Tiranes per 30 vitet e ardhshme. Kjo s’do te ndodhe brenda nje muaji apo nje viti por do te jete nje pune ne vazhdim qe nuk do t’i nenshtrohet riberjes nga fillimi.

Ka nje projekt qe ju e keni lancuar, tramvaji. C’po behet me te?

Tramvaji eshte i lidhur me projektin e bulevardit, i lidhur me zhvendosjen e stacionit te trenit ne Kashar, ne nje siperfaqe 80 mije metrash katrore. Ne tetor do te nisim procedurat per te identifikuar ndertuesit e ketij terminale dhe do te nisim nga puna e ndertimit te terminalit qe do te kete stacion Treni, Trami, autobuse interurbane, taksite, furgonat, qender tregtare dhe investime te tjera. Kjo do te jete pikenisja e tramit. Midis Ktheses se Kamzes dhe pallateve malajziane. Itinerari futet ne bulevardin e ri dhe futet ne sheshin Nene Tereza per t’u ndare ne rrugen e Elbasanit dhe Tiranes se re. Me pas, do ta cojme projektin nga Kinostudio ne Kombinat. Jemi ne negociata me disa institucione per te pare menyren e financimit. Paralelisht me permbylljen e planit urbanistik, do te permbyllim edhe menyren e financimit. Ka pasur interes nga amerikanet, bankat amerikane, nga institucionet evropiane te zhvillimit, Emiratet e Bashkuara, Kuvajti dhe Katari. Kompanite me te medha te botes jane interesuar, si Ariston, Siemens. Vlera e ketij projekti nuk do te jete vetem ndertimi, por edhe punesimi, ku pritet te punesohen rreth 2500 qytetare. Gjithashtu, do te nxiten qytetaret te perdorin transportin publik, duke shkaktuar nje ndotje me te vogel dhe kursim,, pasi nuk do te jene te detyruar te perdorin automjetet e tyre.

A keni gjetur mbeshtetjen financiare per gjithe keto projekte?

Jemi ne rruge te mbare. Nuk eshte e lehte ne kete periudhe te krizes globale te sigurosh financim, por besimi te projektet e Tiranes eshte i madh. Kuvajti do te vazhdoje ndihmen qe ka nisur per sheshin, me Emiratet e Bashkuara kemi diskutuar per Lumin e Tiranes dhe rehabilitimin e tij si nje projekt ambiental, si nje mundesi per energji te rinovueshme por edhe si investime private ne fushen e rekreativitetit clodhjen dhe ndertimet rezidenciale. Vizita ne Katar ka qene shume e dobishme dhe shpresoj qe shume shpejt do te kemi investime konkrete, sa i perket nje marreveshjeje te financimit te lumit te Tiranes. Ne gjithe vizitat qe une kam zhvilluar jashte shtetit, paresore ka qene shpalosja e potencialit te Tiranes.

Vleresimi i ambasadorit amerikan per emrin tuaj “nje yll ne ngjitje ne politiken shqiptare”, ju le te nenkuptohet dicka?

Ajo qe une marr nga deklaratat e z. Arvizu dhe te miqve te tjere eshte nje mbeshtetje dhe frymezim per kete rruge te mundimshme, por besoj te dobishme per qytetaret e Tiranes. Kete model te perqasjes ndaj problematikes dhe suksesin e deritanishem te shmangies apo te zhvendosjes se Tiranes nga konflikti politik, te orientimit te qytetit drejt zgjidhjes se problemeve edhe te vendosjes se fokusit te qytetaret, vendosjes se qytetarit te parit dhe sa me afer vendimmarrjes. Ne qofte se ky eshte vleresimi per performancen e deritanishme ajo qe mund te them eshte se me motivon qe te vazhdoj ne kete rruge. Sfidat sapo kane filluar, jane te medha, ndryshimet nuk do te vijne shpejt, nuk do te vijne brenda dites, qytetaret e dine kete, qe nga ato rruget me gropa deri te investimet strategjike qe do te kerkojne shume pune. Ajo qe mund t’i garantoj eshte qe gjithe vemendja ime, gjithe energjia ime do te jene te fokusuara ne arritjen e objektivave qe kemi shpallur, te nje Tirane moderne evropiane qe ofron punesim, qeverisje transparente, cilesore dhe te hapur per qytetaret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›