Berisha: Rama bllokoi qëllimisht reformat

Në këtë kontekst, Berisha tha se universitetet duhet të zhvillojnë provimet e tyre në mënyrë dixhitale. “Në Shqipëri nuk ka asnjë arsye pse të mos ndodhë provimi dixhital. Rektorët dhe dekanët të nisin detyrat për ta pasur si trashëgimi të tyre instalimin e praktikave të provimeve dixhitale në fakultetet dhe degët që ata drejtojnë”, tha Berisha.
Sipas tij, “korrupsioni është një fenomen i përjetshëm, që ka në themel gjenet e babëzisë së njeriut. Ai mund të bazohet në sukses vetëm me një luftë të pandërprerë”. Kryeministri u shpreh se për të luftuar korrupsionin duhet të hiqet edhe imuniteti për të gjithë zyrtarët të çfarëdo kategorie qofshin ata. “Rëndësi kryesore ka që zyrtarët e lartë shqiptarë të mos kenë imunitet, ndaj ne nuk duhet të rreshtim asnjëherë për të avancuar agjendën tonë në interesin më mirë të vendit dhe procesit të integrimit. Është për t’u përgëzuar hapja dje në Bashkinë e Tiranës të sportelit për lejet dhe licencat. Kjo përbën një hap tjetër të madh kundër korrupsionit. Z. Ministër i Brendshëm duhet t’u mundësohet të gjitha bashkive të mëdha të vendit”, u shpreh ai.
Sipas Berishës, “problemet e bashkisë së Tiranës nuk i ka pasur as bashkia e Vlorës, Korçës dhe as e Shkodrës. Këtë e them bazuar në të dhënat e studimeve të Bankës Botërore, e cila e nxjerr atë ndër vendet e fundit, ndërkohë që Shkodrën dhe Vlorën e nxirrte atë me Bashkinë e Londrës apo Parisit për dhënien e lejeve të ndërtimit”.
Në vijim të fjalës për luftën ndaj korrupsionit, kryeministri theksoi se opozita po bëhet pengesë në këtë drejtim, duke hedhur akuza të rënda ndaj kreu të Partisë Socialiste, Edi Rama. “Vërtetë kryetari i Partisë Socialiste zgjodhi kohën dhe momentin në traditën e tij primitive të papajtueshme për integrimin. Javën që kaloi shpalli bllokimin e reformës zgjedhore, shpalli bllokimin e reformës parlamentare, shpalli bllokimin e Kodit, duke vendosur një nen për dënimin kolektiv që nuk është në asnjë kod të planetit. Përdorë deputetët e tij si mercenarë duke propozuar nene absurde. Këto nuk janë sinjale që presin ndërkombëtarët nga Shqipëria. Ne do të vazhdojmë pandërprerë reformat në të gjitha fushat, ku Edi Rama nuk mund të bllokojë”, tha Berisha.
Sipas tij, mëkatarët kanë frikë të heqin imunitetin. “Aty ku z. Rama thur himne Serbisë se e mori dhe se mori Shqipëria, sepse z. Rama bllokon vetë. Ne këtë çështje do t’ia lëmë shqiptarëve ta zgjidhin dhe do ta japin në qershor të vitit të ardhshëm. Ai mund t’u thotë shqiptarëve se dita është natë dhe nata është ditë”, vijoi. Berisha u shpreh se Rama po përgatit disfatën më të thellë në 22 vitet e fundit. “E paimagjinueshme që në javën e fundit të bllokonte procesin që po ecte. Doli ashtu siç është jo në foto, por në shpirt. E panë shqiptarët se si veproi këtë javë ku për Shqipërinë do të vlerësoheshin hapat. Në konceptet e tij si pinjoll i bllokut karrierën mund ta ndërtojë ose mbi fatkeqësinë natyrore ose atë të rrënimit”, vijoi. /S.Ll/Start/
2012-02-29 11:44