Formulari A3, Ministria jep 3604 kuota
TIRANE-Ministria e Arsimit ka publikuar Formularin A3, të fazës së fundit të regjistrimeve, ku janë dhënë jo pak, por plot 3604 vende të lira. Ajo që vihet re është se ka shtim kuotash për të gjitha degët, ndërkohë që janë përcaktuar edhe afatet e regjistrimit.
Sipas udhëzimit të ministrisë së Arsimit këtë formular mund ta plotësojnë vetëm ata që nuk janë shpallur fitues në asnjë nga fazat e mëparshme, por nuk janë regjistruar, si edhe mbetësit si dhe ata që janë regjistruar në sesionin e dytë të Maturës Shtetërore nëpër-mjet plotësimit të formularit A1Z dhe rezultojnë kalues në të katër provimet. Formulari A3, do të shkojë nëpër drejtoritë arsimore më datë 16 tetor, ndërsa këta të fundit do t'ua shpërndajnë nxënësve më datë 17 tetor. Maturantët duhet ta tërheqin formularin A3 në shkollat respektive ku kanë tërhequr formularin A2 dhe ta kthejnë atë të plotësuar me preferencat e tyre brenda datës 20 tetor, ndërsa ata maturantë që nuk kanë plotësuar më parë formularin A2, e marrin formularin A3 pasi të bëjnë pagesën prej 2000 lekësh pranë zyrave të Postës Shqiptare.
E perditshmja Gazeta Shqiptare publikon sot a të gjitha vendet e lira për fazën e fundit ne fakultetet publike si dhe detaje te tjera mbi keta formulare.
(d.b/BalkanWeb)