I penduari vazhdon rrëfimet për avokatët
02/03/2010 Coli i Bandës së Durrësit
TIRANË – Adriatik Coli edhe dje ka qenë objekti kryesor i procesit gjyqësor kundër 17 të pandehurve që akuzohen për krime të kryera në qytetin e Durrësit në periudha të ndryshme kohore në emër të bandës së drejtuar nga Lulzim Berisha. Avokatët vazhdojnë të bëjnë pyetje rreth ngjarjeve dhe i penduari sipas burimeve nga brenda sallës, jep të njëjtat përgjigje që ka dhënë para akuzës. Avokatët nga ana e tyre pretendojnë se Coli ka probleme me veten, por përsëri marrin përgjigje se gjithçka e deklaruar në sallën e gjyqit është e vërtetë dhe asnjëherë nuk ka lëvizur në detaje. Të pandehurit deri tani vetëm sa kanë bërë kundërshtime të pjesshme, ndërkohë që procesi vazhdon të bëhet me dyer të mbyllura. Kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se pas disa seancave, kur të kenë përfunduar avokatët me Colin, do të revokojnë vendimin për zhvillimin e gjyqit me dyer të mbyllura.