E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takim me fëmijët në Pukë, u uron festat

PUKE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Pukë, pjesëmarrëse në aktivitete të organizuara nga fëmijët e këtij qyteti, në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Me këtë rast, në sheshin e qytetit u ndez dhe pema e Vitit të Ri, ku fëmijët ndezën fishekzjarre dhe kënduan këngë të cilat lajmërojnë ardhjen e festave.

Kryetarja e Kuvendit i uroi fëmijët për një vit sa më të lumtur të mbushur plot me dashuri.

Më pas, kryeparlamentarja Topalli qëndroi me fëmijët jetimë të qytetit të Pukës dhe Fushë Arrëzit, të cilëve u shpërndau edhe dhurata.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›