E Diel, 1 Nëntor 2026

Fortunat, goditja e radhës e BesësIsh-lojtari me një eksperiencë të madhe në Francë (4 skuadra), Zvicër (2), Finlandë (1), vlerësohet shumë në Kavajë, edhe pse nuk ka qenë shumë i disiplinuar.

Sulmuesi haitian me pasaportë franceze, Herby Fortunat (26 vjeç, tre sezone me Besën, 52 ndeshje në total, 13 gola), ka rënë dakord me presidentin Nexhat Bizhdili edhe për sezoni e ri.

Ish-lojtari me një eksperiencë të madhe në Francë (4 skuadra), Zvicër (2), Finlandë (1), vlerësohet shumë në Kavajë, edhe pse nuk ka qenë shumë i disiplinuar.

Deri tani Besa ka rinovuar kontratat me titullarë si Meglid Mihani, Erand Hoxha, Gerhard Progni dhe Liridon Leci.

Edhe kosovari Alban Dragusha dhe kamerunasi me pasaportë franceze, Endene Elokan (30 vjeç), pritet të firmosin shumë shpejt me Besën.

Edhe me këta lojtarë presidenti Nexhat Bizhdili ka rënë parimisht dakord me lojtarët, që pasi të kthehen nga pushimet e tyre do të hedhin firmat mbi kontratë.

Besa vazhdon të jetë në tratativë me trajnerin Shpëtim Duro, teksa besohet se formalizimi i tij në krye të skuadrës kavajase do të realizohet brenda pak ditësh.

Emri i fundit që ka dalë nga media për të veshur fanellën e Besës është ai mesfushorit korçar Paulin Dhembi, i cili është larguar përfundimisht nga Vllaznia, me të cilën luajti sezonin e kaluar.

E Diele, 14 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›