E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeljko Mrvaljevic firmos me VllazninëZeljko Mrvaljevic do të jetë futbollisi i tretë që do të veshë bluzën e Vllaznisë, pas Igor Radusinoviç dhe Nikola Vukçeviç

Mbrojtësi malazias Zeljko Mrvaljevic (28 vjeç) është blerja e dytë sezonale e Vllaznisë, pas kosovarit Fitim Kasapi. Mrvaljevic vjen nga FC Petrovac, fituese e Kupës së Malit të zi dhe vendi i gjashtë në sezonin e kaluar në kampionatin malazez.

Zeljko Mrvaljevic do të jetë futbollisi i tretë që do të veshë bluzën e Vllaznisë, pas Igor Radusinoviç (2 sezone: 2005-2006, 2006-2007; 43 ndeshje) dhe Nikola Vukçeviç (1 sezon: 2006-2007, 24 ndeshje, 2 gola).

Fushaj ka nënshkruar edhe me titullarët Armir Grima, Safet Osja,  Vioresin Sinani dhe Amarildo Belisha.

Vllazna është pjesëmarrëse në Ligën e Europës (turi i parë eliminator) dhe do ta njohë kundërshtarin e saj, pas shortit që do të hidhet më 22 qershor.

E Diele, 14 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›