Fortuzi: “Nuk largohem pa fituar edhe një titull”

Dash Frashëri
Sulmuesi veteran Indrit Fortuzi humbi raste të pastra në takimin e fituar të Tiranës kundër Flamurtarit (2-0), por "Zogu" arriti ta shënojë golin për ta festuar në mënyrën më të lumtur 34-vjetorin e tij. "Ishte dhurata më e bukur që mund t'i bëja vetes", - thotë ai për "Albania-sport"-in, menjëherë pas ndeshjes që solli edhe fitoren e 4 sezonale për Tiranën, që ka pësuar po kaq barazime dhe humbje në 12 javët e para sezonale. "Jam i gëzuar dyfish edhe për hapat falsë të Besës e Partizanit me kundërshtarët e tyre, Kastriotin dhe Shkumbinin. Do ta konsideroja një javë të mirë për Tiranën", - shton golashënuesi më i mirë historik i Tiranës, por dhe i Shqipërisë në sezonet 2000-2001 (30 gola) dhe 2001-2002 (24 gola). Humbja me Flamurtarin në fazën e parë shkaktoi edhe krisjen e parë te Tirana dhe sinjalizoi edhe fillimin e krizës së zgjati jo pak, por gati një fazë të tërë. "Ndoshta kjo fitore me Flamurtarin në fazën e dytë, ndoshta mund të jetë edhe fillimi i nisjes së luftës për titull. A besoj? Pse jo, tashmë diferenca me dy vendet e para është vetëm tetë pikë, kur janë edhe 21 ndeshje për t'u luajtur". Për Indritin goli kundër vlonjatëve ishte edhe i treti sezonal, ku një prej tyre e ka shënuar me penallti kundër Shkumbinit (2-0), skuadër me të cilën Tirana do të përballet në javën pasardhëse në Peqin. Pesë herë kampioni i Shqipërisë e ndjen se e ka rifituar formën e tij fizike, cka ia kushtëzoi edhe aktivizimin e pakët në fazën e parë në ndeshje dhe minuta të luajtura, të vetmit futbollist shqiptar i përfshirë në 100 lojtarët më të mirë europianë të vitit 2005 në "EUROPEAN FOOTBALL YEARBOOK". "Për mua nuk përbën problem nëse e filloj ndeshjen nga stoli apo luaj, pasi ky ëshët një vendim që e marrin trajnerët. Dua që ekipi të luajë mirë dhe të fitojë, kjo më intereson. Unë personalisht dëshiroj të bëj maksimumin dhe të ndihmoj Tiranën aq sa mundem. Të mendoj se do të rikthehem te Fortuzi i dikurshëm është pak e vështirë edhe për mua, pasi dhe mosha bën të sajën. Megjithatë, do të bëj të pamundurën për të lënë gjurmë edhe në këtë kampionat", - thotë legjenda e Tiranës, golashënësuesi më i mirë i bardhebluve në ballafaqimet ndërkombëtare me 10 gola. Fortuzi pohon se ka ende fuqi për të përballuar edhe disa sezone. "Nuk do të doja të largohesha nga futbolli pa fituar të paktën edhe një titull, për të mos thënë se dua të fitoj edhe Kupën e Shqipërisë. E quaj të nevojshme pasi vij te Tirana pas dy sezone e gjysmë mungesë, - thekson ish-sulmuesi i Iraklisit, Apollonit dhe Ethnikosit në kampionatin grek. Me skuadrën greke Iraklis ai realizoi edhe një gol të jashtëzakonshëm kundër Larisës, në fitoren 0-1 në transfertë, i votuar edhe si një nga golat më të mirë të shënuar në Greqi në kampionatin e kaluar. Një gol "alla-Maradona" ku "Zogu" kaloi me sllalom disa kundërshtarë, që solli edhe fitoren pas 11 humbjeve radhazi dhe që rezultoi shumë i dobishëm pasi me tri pikët e marë ishte një nga ndeshjet që e mbajti skuadren në kategori. Video e golit të tij është ndër më të klikuarat në Greqi dhe ndodhet thuajse në të gjitha faqet sportive shqiptare në internet: "Është një gol i bukur që dhe unë e shof shpesh në internet", - përfundon Fortuzi, babai i dy fëmijëve, Ketlinës dhe Rajanit. Goli i jashtezakonshem i Fortuzit