Pashaj “provokon” sfiden Shkumbini-Partizani

Partizani, qe grumbulloi vetem dy pike ne kater ballafaqimet e fundit kunder Beses, Elbasanit, Dinamos e Tiranes, do te jete perpara nje sfide te veshtire per te konfirmuar veten si nje nga pretedentet reale per fitimin e titullit qe i mungon prej 15 sezonesh. 15-here kampionia e Shqiperise do te udhetoje per ne Peqin per t'u perballur me nje Shkumbin gjithmone e me agresiv dhe qe nuk fal kollaj ne shtepine e tij.
Partizani, qe fitoi edhe ne fazen e pare (2-1) fale golave te Abilialiajt dhe Muzakes (Dalipi per Shkumbinin), ka kujtime kontradiktore nga vizita e fundit te zhvilluar ne Peqin. Fitoi paster 0-2 me gola te Leandros, por tifozeria vendase nuk i kurseu incidentet me presidentin e "demave", c'ka solli me pas edhe pezullimin gjashtejavor te fushes se Shkumbinit.
Ne fakt, takimet midis Shkumbinit e Partizanit, jane shoqeruar gjithmone me incidente, dhe ato dalin serish ne "drite", kur shikon se dhe gjyqtari i takimit, nuk eshte vecse Bardhyl Pashaj, ndaj te cilit Dhembi me shoke reaguan ne menyre te eger duke i hedhur bluzen e perbaltur mbi koke, nderkoje qe gjyqtari me pas hapi edhe nje ceshtje gjyqesore ne gjykaten e Elbasanit, ceshtje qe u mbyll pas presionit te FSHF-se mbi arbitrin tiranas.
Me nje grup lojtaresh per t'u pasur zili si Qorri, Stojku, Patushi, Dabulla apo dhe talenti i ri Mustafaj, Shkumbini i trajnerit debutues Gugash Magani nuk deshiron kurrsesi te leshoje pike te tjera ne Peqin.
Shkumbini nuk ka humbur asnje ndeshje ne shtepi, madje edhe ne javen e 11-te barazoi (0-0) me Dinamon, qe ndan edhe vendet 2-3 me Partizanin – po me 21 pike. Pas takimit me skuadren peqinase, nuk munguan edhe akuzat e trajnerit "blu", Agim Canaj ne lidhje me gjykimin, per te cilat u gjobit me pas nga Komisioni i Disiplines.
Faza e pare
Partizani-Shkumbini 2-1
Abilaliaj 8', Muzaka 24'/ Dalipi 44'