E Diel, 1 Nëntor 2026

Besa: Kastrioti, “shansi” 3-pikesh ne Lushnje

Besa, "kampionia" simbolike e fazes se pare, synon ta shfrytezoje ne maksimum faktin qe transferten kunder Kastriotit do ta luaje ne fushen asnjanjese "Roza Haxhiu" te Lushnjes (ora 14:00). Skuadra e rumunit Dumitresku do te kete pese mungesa ne formacionin e saj: Alikaj e Hoxha (te skualifikuar) dhe Ramadani, Abdulla e Nuhiju (te demtuar). Presidenti Bizhdili deshiron te shohe nje formacion me theks sulmues per te siguruar tri piket e radhes dhe ruajtur diferencen me ndjekesit me te afert Dinamo e Partizani, qe luajne respektivisht ne Lezhe dhe Peqin. Ne javen e fundit te fazes se pare, te tri ekipet kryesuese barazuan: Besa ne Shkoder me Vllaznine (1-1), Dinamo ne Peqin me Shkumbinin (0-0) dhe Partizani ne "Qemal Stafa" me Tiranen (0-0).
GOLA KAVAJAS - Ne fazen e pare, Besa fitoi ne Kavaje me rezultatin 3-1, por te gjithe autoret e golave ishin te formacionit kavajas, pasi edhe goli i Kastriotit erdhi si pasoje e autogolit te futbollisit te Beses, Amarlido Belisha. Golat e tjere mbajne firmat e Parid Xhihanit (2) dhe meksikanit me pasaporte franceze Elokan.
LUKS NE SULM - Me 24 pike ne 11 ndeshje dhe me 16 gola te shenuar ne 990 minutat e fazes se pare, Besa e Kavajes, se bashku edhe me Vllaznine (po me 16 gola), ka sulmin me te mire ne kampionat, fale edhe vijes se pare shume cilesore. Dumitresku edhe pse te preferuar ka skemen 3-5-2 ka luksin te kete ne formacion jo dy sulmuese te mirefillte (Elokan e Xhihani), por edhe dy te tjere te maskuar si Mancaku e Hamzaj, te gatshme per te dhene asiste dhe realizuar gola ne cdo moment opurtun.
INTRIGA BICI – Ne takimin e pare te humbur me fituesit e Kupes se fundit te Shqiperise ne Kavaje, skuadra e Kastriotit drejtohej nga Ramadan Ndreu, nderkohe qe te dielen ne stolin krutan do te jete nje njohje e vjeter e Beses, trajneri Vasil Bici, njeriu qe arriti te eliminoje Dinamon ne cerekfinalet e Kupes se Shqiperise dhe Shkumbinin ne gjysmefinale, por qe u shkarkua nga presidenti Bizhdili nje jave perpara se te luhej finalja kunder Teutes. Nje "hakmarrje" e lezhjanit Bici, i cili shprehu me tone te forta pakenaqesine ndaj largimit me mesazh celulari nga ana e Bizhdilit, do te ishte e shume e mundshme, pare edhe faktin se ne javen paraardhese po ne "Roza Haxhiu", Kastrioti mundi 1-0 Skenderbeun e vendit te fundit. Lojtaret e presidentit Zhilli, qe ka perjetuar jo pak probleme pagesash, nuk eshte cudi qe te perfitojne premio te kenaqshme si motiv per te mundur formacionin me te mire te momentit, me te cilin e ndajne jo pak, por 11 pike.
STATISTIKA – Takimi ne Lushnje do te jete i 14-ti historik, por ballafaqimet kane prodhuar nje ekuilber farmacaeutik ne 13 ndeshjet e para: nga 5 fitore per cdo ekip dhe 3 barazime, me nje avantazh te lehte golash (+2) te kavajsve: 17-15.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›