E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albaniasoccer.com, boll akuzuat dhe trilluat per Lorik Canen

Nga Ardian Cani
Shume i dashur botues i albaniasoccer.com Fakti qe jetoni shume larg, ju ka bere qe t'ju keputet filmi dhe te jeni shume larg realitetit shqiptar. Foshnjake ne profesion si lloji juaj, jane te shumte ne boten qe na rrethon dhe na duhet te mesohemi kur lexojme shkrime adoleshentesh me asnje lidhje llogjike. Ngaqe nuk keni me se te merreni per te larguar monotonine deshtake te vendit ku jetoni, zhyteni ne internet, krijoni nje site amatoresk, vidhni lajme nga e gjithe bota dhe ja servirni bashkekombesave tuaj, duke ju genjyer mendja ne profesionalizmin tuaj. Ndoshta ndonje nga ju mund te kete qene dhe gazetar i rendomte i ndonje gazete sportive apo ndoshta dhe ndonje futbollist i deshtuar qe ne femini. Se pari duhet te mendoheni shume mire perpara se te leshoni shkrime ne internet sepse mund te ndiqeni dhe penalisht, gje qe ne ne "atdheun" tuaj te dyte ndodh rendom (besoj e kuptoni kete fjale, e them kete sepse nga menyra se si aresyetoni nuk ma merr mendja se keni avancuar shume ne edukimin tuaj personal). Se dyti, shume i dashur botues, personin te cilin akuzoni ne shkrimin tuaj amatoresk, as nuk keni dhe as nuk keni per te patur shansin qe te pakten ta shikoni "live" dhe jo me te themi t'i shtrengoni doren apo te dilni ne fotografi ashtu sic e kane bere dhe do ta vazhdojne ta bejne, personazhe te rendesishem te jetes politike, Keshillit te Europes apo dhe Kombet e Bashkuara (per ata qe nuk e dine Lorik Cana eshte Ambasadori i Nderit i Kombeve te Bashkuara per Kosoven), artistike, diplomatike, biznesmene dhe mijra fansa nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Franca. Se treti, personi te cilin akuzoni ne shkrimin tuaj amatoresk, eshte kete sezon kapiteni i ekipit te lavdishem te Marsejes dhe njekohesisht lideri i kesaj skuadre te madhe. Po si shume nga ju qe gjithe jeten kane ndjekur vetem Serine A italiane keto qe them une mund t'ju duken si kinezce, jo sepse nuk mund te keni ndjekur rezultatet e Marsejes sepse nuk ju mungon besoj koha te serfoni ne internet, por per te lexuar realisht cfare thote shtypi francez e para duhet te dish frengjisht, gje te cilen per deshtake te llojit juaj e ve shume ne dyshim, e dyta duhet te abonohesh ne sitet zyrtare franceze, gje per te cilen nevojitet nje karte krediti e cila sipas te gjithave gjasave nen emrin tuaj ose duhet te kete nje shume modeste krediti ose nuk ekziston fare, sepse perderisa paskeni kaq shume kohe per t'u marre me kete site amatoresk, nuk ju dilka koha per ndonje pune tjeter e cila mund te siguroje kredibilitetin tuaj financiar. Se katerti, personi te cilin akuzoni ne shkrimin tuaj amatoresk, ka qene gjithmone ne vijen e pare te vijes shkaterruese te mbrojtjes dhe mesfushes se ekipit tone kombetar. Mjaft te kujtoni ndeshjet e ketyre eleminatoreve qe kaluam me Bjellorusine atje, Rumanine ne Tirane (apo harruat qe ishte vetem Cana qe luftoi deri ne fund per ndryshuar rezultatin), dy fitoret me Luksemburgun dhe mbi te gjitha ndeshja me Bullgarine ne Sofje. Ju sugjeroj t'a rishikoni dhe nje here me qetesi. Persa i takon ndeshjes me Hollanden ne Tirane, nese vertet mendoni se ishte faji i Canes qe ne u mundem 1-0, atehere shume i dashur staf, ju zhyteni dhe me thelle ne amatorizmin tuaj. Sipas gjykimit tuaj atehere dhe portieri i Anglise kishte shitur ndeshjen e fundit me Kroacine (nese e keni pare se duhet te jeni te abonuar dhe ne kabllin satelitor). Mund te vazhdoj perseri me : se pesti, se gjashti etc. por jam plotesisht i bindur se per te gjitha sa thashe me lart, meqenese jetoj ne Tirane dhe per fat, e theksoj per fat, kam shansin te jetoj shume afer dhe emrave te tjere te njohur te Kombetares sone te dashur, kam mbeshtetjen e opinionit te shendoshe sportdashes te te gjithe trevave shqiptare (dhe mos keqinterpretoni shprehjet e thena ne intervista pas ndeshjeve). Pa dashur te ul vlerat profesionale te Otto Baric qe na dhuroi shume emocione ne keto eliminatore, kjo eshte Shqiperia me te mirat dhe dobesite e veta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›