E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në grupin e hekurt te zones europiane ne Boterorin 2010

Të gjithë e konsiderojnë "grupi i hekurt" e nëntë grupeve të zonës europiane për eliminatoret e Kampionatit Botëror, pasi në Grupin 1 takohen tre gjigantë: Portugalia, Suedia, Danimarka, që do të luftojnë midis tyre për dy vendet e para, por dhe përfaqësuese ambicioze si Hungaria, Shqipëria e Malta, që do të synojnë nga ana e tyre për një performancë sa më të mirë. Shqipëria është e 38-ta në Europë, dhjetë vende më lart se Malta, e 48-ta, ndaj së cilës duket se do të luftojmë edhe për të ndarë vendet 5-6.
PORTUGALIA - Nënkampionia në fuqi e Europës e ka mundur Shqipërinë në tri ballafaqimet e deritanishme: 2 zyrtare (3-0, 2-0) dhe një miqësore (5-3). Në kujtesë ka mbetur një fakt i hidhur: Neptun Bajko dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare pikërisht pas humbjes 3-0 në "Qemal Stafa", më 9 tetor 2006, ku ish-trajneri i Partizanit, e ndjeu veten të tradhëtuar nga lojtarët e tij. Edhe Astrit Hafizi dështoi në ballafaqimitn e dytë duke humbur 2-0 në Lisbonë. Ballafaqimi i tretë prodhoi 8 gola në miqësore, kur në bankinë ishte Brigeli. Adrian Aliaj shkëlqeu për dy golat e tij, ndërsa portieri Strakosha "shkëlqeu" për gafat e tij, aq sa u përfol se dhe ndeshja kishte një rezultat të parafiksuar. Portugalia ka disa emra të mëdhenj në radhët e saj si Kristiano Ronaldo, i cili aktivizohet te Mancester Junaitid, por kombëtarja luzitatane drejtohet edhe nga një trajner kampion bote, sic është "Fili i madh", braziliani Luis Felipe Skolari. Renditja aktuale në Europë: 6 (1241 pikë)
SUEDIA – Emri i Zlatan Ibrahimovic, lojtarit më të paguar në kampionatin italian dhe së shpejti edhe në botë, me 11 milionë euro pagë sezonale është e vetmja kënaqësi që mund të kemi ën "Qemal Stafa" nga skuadra suedeze, duke i shtuar edhe një dozë të lehtë "shurupi" nga fitorja 2-1 në miqësoren 18 shkurtit 2004, kur nën drejtmin e bankinës kuqezi ishte Hans Peter Brigeli. Në eliminatoret e fundit për Euro 2008, Suedia siguroi një vend për në finalet e Austrisë e Zvicrës pasi zuri vendin e dytë në grupin F, pas Spanjës, por duke lënë pas Danimarkën, një tjetër skuadër e grupit 1 në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010. Kjo ishte hera e pestë rresht që Suedia merr pjesë në finalet e dy turneve të mëdha: Europian dhe Botëror. Trajneri Lars Lagerbak. Renditja aktuale në Europë: 17 (853 pikë)
DANIMARKA – Legjenda e madhe e trajningut shqiptar, Loro Borici, është tekniku i parë shqiptar që është përballur me Danimarkën, por dhe dëshmimtar i humbjes së thellë 4-0, më 29 qershor 1963. Ndeshja e kthimit, katër muaj më pas, rezultoi një kryevepër e jo e tij, por e Zuber Koncit, i cili ka regjistruar edhe fitoren e vetem kundër danezëve (1-0) me golin e legjendës shqiptare Panajot Pano. Në katër të tjerat kemi pësuar humbje. Për eliminatoret e Kupës së Botës 1994: 4-0 Shqipëri 4-0 dhe 1-0 në stolin kuqezi ka qenë, Bejkush Birce. Ndëra për eliminatoret e Kupës së Botës 2006: 2-0 dhe 3-1, ku golin e nderit me anë të Erion Bogdanit. Në drejtimin e përfaqësueses shqiptae ishte Hans Peter Brigel. Përfaqësuesje daneze vazhdon të mbetet në duart e trajnerit Morten Olsen. Ka një grup lojtaresh që e njohin mirë lojën e njeri-tjetrit si Tomason, Helveg, Kroldrup, Poulsen, Jorgensen dhe Romedahl, danezet jane nje prej pretendenteve per te fituar kualifikimin ne Boterorin 2010. Trajner Morten Olsen. Renditja aktuale në Europë: 22 (797 pikë)
HUNGARIA – Takimi i parë kundër tyre është zhvilluar 50 vjet më parë, më 20 gusht 1947, ku pësuam një humbje të pastër 3-0 për Kampionatin e Europës Qëndrore, kur përfaqësuesja jonë drejtohej nga Ljubosha Brocic. Ndeshja e kthimit (23.05.1948) prodhoi një barazim 0-0. Në bankinën kuqezi ishte trajneri Adem Karapici. Ballafaqimi i tretë dhe i fundit regjistroi edhe humbjen më të thellë të Shqipërisë në një ndeshje ndërkombëtare: 12-0, më 24 shtator 1950. Një ndeshje katastrofike që nuk ka nevojë për koment, nga ana jonë, teksa nga pala hungareze konsiderohet ende një kulm. Finalistja e Kampionatit Botëror 1954 është shumë larg emrit të saj të dikurshëm. Në eliminatoret e fundit të Euro 2008 ndodhej në grupin C dhe së bashku edhe Maltën ndanë vendet e parafundit dhe të fundit. Hungaria grumbulloi në 12 takime 12 pikë (Shqipëra 11 në 12 takime). Trajner Peter Varhidi.Renditja aktuale në Europë: 30 (581 pikë)
MALTA - Kundër kësaj skuadre kemi dhe statitistikat që peshojnë nga ana jonë: 3 fitore në pesë ballafaqime. Katër trajnerë shqiptarë: Bajko, Hafizi, Zhega (2 herë) dhe i fundit Baric janë ndeshur kundër skuadrës ishullore. Teorikisht ekipi më i dobët i grupit tonë, ndaj të cilit kemi fituar edhe në miqësoren e fundit: 3-0, më 22 gusht 2007. Malta bëri një paraqitje modeste në grupin C, duke u renditur e fundit (me 5 pikë). Skuadra malteze e drejtuar nga ceku Dushan Ficel ka në radhët e saj shumë pak futbollistë që luajnë në kampionate profesioniste, më i njohuri është sulmuesi Mifsud, që luan me Koventrin në kategorine e dytë angleze. Trajner Dushan Ficel. Renditja aktuale në Europë: 48 (183 pikë)
Shqipëria me ekipet e grupit 1
Me Portugalinë
09.10.1996/ Tr.: Neptun Bajko
Shqipëri-Portugalia 0-3 (El. Kamp.Europian)
07.06.1997/ Tr.: Astrit Hafizi
Portugalia-Shqipëri 2-0 (El. Kamp.Europian)
11.10.2003/ Tr.: Hans P.Brigel
Portugali-Shqipëri 5-3 (Miqësore)
Bilanci: 3 takime;
0 fitore, 0 barazim, 3 humbje
Me Suedinë
05.11.1988/ Tr. Shyqyri Rreli
Shqipëri-Suedi 1-2 (El.Kupa e Botës)
08.10.1989/ Tr.: Shyqyri Rreli
Suedi-Shqipëri 3-1 (El.Kupa e Botës)
18.02.2004/ Tr.: Hans P.Brigel
Shqipëri-Suedi 2-1 (Miqësore)
Bilanci: 3 takime;
1 fitore, 0 barazim, 2 humbje
Me Danimarkën
29.06.1963/ Tr.: Loro Borici
Danimarkë-Shqipëri 4-0 (El. Kamp.Europian)
30.10.1963/ Tr.: Zyber Konci
Shqipëri-Danimarkë 1-0 (El. Kamp.Europian)
02.06.1993/ Tr.: Bejkush Birce
Danimarkë-Shqipëri 4-0 (El. Kupa e Botës)
08.09.1993/ Tr.: Bejkush Birce
Shqipëri-Danimarkë 0-1 (El. Kupa e Botës)
09.10.2004 / Tr.: Hans P.Brigel
Shqipëri-Danimarkë 0-2 (El. Kupa e Botës)
08.06.2005/ Tr.: Hans P.Brigel
Danimarkë-Shqipëri 3-1 (El. Kupa e Botës)
Bilanci: 6 takime;
1 fitore, 0 barazime, 5 humbje
Me Hungarinë
20.08.1947/ Tr.: Ljubisha Broshic
Hungari-Shqipëri 3-0 (Kam. Europës Qëndrore)
23.05.1948/ Tr.: Adem Karapici
Shqipëri-Hungari 0-0 (Kam. Europës Qëndrore)
24.09.1950: Tr.: Ludovik Jakova
Hungari-Shqipëri 12-0 (Miqësore)
Bilanci: 3 takime;
0 fitore, 1 barazim, 2 humbje
Me Maltën
16.08.1995/ Tr.: Neptun Bajko
Maltë-Shqipëri 2-1 (Miqësore)
06.02.1998/ Tr.: Astrit Hafizi
Maltë-Shqipëri 1-1 (Kupa Rothmans)
10.02.2000/ Tr.: Medin Zhega
Maltë-Shqipëri 0-1 (Kupa Rothmans)
15.11.2000/ Tr. Medin Zhega
Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
22.08.2007/ Tr.: Oto Baric
Shqipëri-Maltë 3-0 (Miqësore)
Bilanci: 5 takime;
3 fitore, 1 barazim, 1 humbje

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›