E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi pas golit: “Kisha shumë uri”

Indrit Fortuzi, autori i golit të fitores së Iraklisit në transfertë kundër Lamias (1-0), në ndeshjen për javën e 11-të të Superligës greke, është shprehur në mediat greke se ishte shumë i uritur për gol: "Kisha shumë kohë pa luajtur, dhe kisha shumë oreks. Fitorja i përket gjithë ekipit që po përpiqet të bëjë më të mirën. Nga kjo ndeshje e më tutje do të bëjmë një fillim të ri". Fortuzi u fut në lojë në minutën e 82-të në vend të Herreras, ndërkohë që golin e shënoi dy minuta para përfundimit të takimit. Fortuzi e mori topin shumë larg zonës, kaloi në formë sllallomi 3 mbrojtës të Larisas dhe të djathtën e tij goditi nga afër duke i dhënë tri pikë të cmuara Iraklisit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›