Kafu propozon Ilsinjon për Milanin

Mbrojtësi i Milanit, Kafu i ka rekomanduar skuadrës bashkombasin e vet, Ilsinjon. Talenti brazilian ka parashikuar një takim me shefin ekzekutiv të Milanit, Ariedo Braida dhe Kafu. "Ilsinjo është vetëm në fillimet e karrierës së tij, por momentalisht ka demostruar një klas në fushën e lojës. Ai do të bëhet një futbollist i shkëlqyer ashtu si Belletti, Ze Carlos dhe Sisinjo. Uroj që ai të vijë në San Siro, pavarësisht se klubi nuk më ka thënë gjë lidhur me të", tha Kafu.