E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjen Roben kërcënon Çelsin

Lajmin e mbërritjes të futbollistit të Lionit te Celsi, Malouda, mesfushori i "Bluve", Arjen Roben nuk e ka pritur mirë pasi do të vinte në rrezik aktivizimin e tij me kampionët. Holandezi ka kërcënuar klubin se do të largohej nga Londra nëse ata do të sjellin në "Stemford Brixh" francezin. "Nëse nuk do të jem në skuadër do të mendohem për një zgjedhje tjetër. Celsi më tha se duhet të luaj më rregullisht, por le të presim. Në skuadër ka shumë lojtarë që paguhen mirë, por nuk bëjnë gjë dhe unë nuk dua të bëhem një nga ata. Jam shumë i ri për këtë", tha 22-vjecari për "News of the World".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›