E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptarët e Champions/ Besart Berisha, sfidë Arsenalit dhe Venger

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Besart Berisha, shqiptari i pestë që ka shënuar emrin e tij në librin e artë të Ligës së Kampionëve, pas Bledar Kolës, Besnik Hasit, Lorik Canës e Përparim Hetemajt, do të luajë nesër kundër Arsenalit të Arsen Venger. Sulmuesi shqiptar luajti ndeshjen e fundit kundër portugezëve të Portos, të humbur 3:1. Shqiptari ka lënë përshtypje të mirë në ndeshjen e tij të Ligës së Kampionëve. Berisha është futur në fushë në minutën e 65-të të ndeshjes në vend të Atouba, kur skuadra e tij ishte duke humbur me rezultatin 2:1. Menjëherë ai ka rrezikuar portën e skuadrës portugeze, duke qëlluar shtyllën vetëm një minutë, pas futjes së tij në fushë. Nesër, Berishën do ta shohim kundër lojtarëve të mëdhenj si Kolo Ture, Filip Senderos, Uiliam Gallas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›