E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qato në ring më 8 dhjetor

Kreshnik Qato do të rikthehet në ring më 8 dhjetor të këtij viti pas një pauze prej tre muajsh. Boksieri shqiptar kampion bote i do të zhvillojë mecin e tij të 20-të në boksin profesionist në ringun e "Alexandra Palace" të Londrës, vendin ku kishte fituar luftën e fundit ndaj Simeon Cover, ndërsa akoma nuk është bërë i ditur emri i kundërshtari të tij.
Durrsaku 28-vjecar ka një bilanc prej 13 fitoresh dhe 6 humbjesh në ringun profesionist, ndërsa ka fituar tetë përballjet e tij të fundit. Qato aktualisht mban titujt "IBC International" dhe "WBA International" të kategorisë së mesme të boksit profesionist.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›