Fortuzi "refuzon" Tiranën "Tani kam plane të tjera"
Indrit Fortuzi i thotë jo mundësisë për të marrë postin e trajnerit të Tiranës, i cili është bosh që të shtunën, pas dorëheqjes të parevokueshme të 64-vjeçarit kroat Ilia Lonçareviç, për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe për arsye të marrëdhënieve jo të mira me drejtuesit e klubit bardheblu. Ish-ikona e Tiranës, i cili në CV-në e tij ka të shënuar drejtimin e përkohshëm te bardheblutë pas largimit të Blazhe Slishkoviç, por edhe atë të Skënderbeut, të cilin e ngjiti në Kategorinë Superiore në fundin e sezonit të kaluar, ishte një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e klubit të tij të zemrës. Por në këtë moment deciziv ai është tërhequr, ende pa marrë një ofertë nga donatori Refik Halili. "Nuk do ta pranoj drejtimin e Tiranës, tha dje Fortuzi. Kjo është një zgjedhje e imja, e cila vjen për arsye personale". Por nuk mungojnë zërat se ambiciet e "Zogut" për momentin janë të tjera, ku nuk përjashtohet pista politike.
A. M.
A. M.