Forum - Për një hapësirë të përbashkët ekonomike shqiptare

Evenimenti zhvillohet nën patronazhin e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, duke synuar të krijojë një fluks mendimi dhe veprimi të organizuar për jetësimin e idesë së hapësirës së përbashkët ekonomike shqiptare.
Forumi është një jetësim i një vizioni të mëhershëm të zotit Pacolli, sipas të cilit shumë probleme historike në rajonin tonë do gjenin zgjidhje në favor të popujve, nëse krahas çështjeve të tjera do të ketë më shumë përqendrim tek çështjet ekonomike.
Sipas këtij vizioni, integrimi evropian favorizon aspiratat kombëtare të shqiptarëve. Nga rrëzimi i barrierave kufitare sipas direktivave evropiane do të krijohej një hapësirë e re arsimore, kulturore, kapitalesh, idesh, etj., si parakusht për çdolloj integrimi. Ky vizion përbashkues u bë publik për herë të parë në Parlamentin e Shqipërisë gjatë vizitës së Pacollit në mars të këtij viti, kur ai ishte President i Kosovës.
Në forum kanë konfirmuar pjesëmarrjen intelektualë të shquar, autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, ministra të dy vendeve, akademikë, drejtues të botës së biznesit, etj.
Organizatorët e këtij evenimenti thonë se, ky forum synon të krijojë një fluks mendimi dhe veprimi të organizuar për jetësimin e idesë së hapësirës së përbashkët ekonomike shqiptare. Në këtë fluks do të përfshiheshin politikanë, universitete, individë, asociacione biznesi, etj. /Start/
2011-07-07 16:39