E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci", dëshmon ish drejtori i MEICO, Ylli Pinari

Ish drejtori i kompanise shteterore MEICO, Ylli Pinari fajësoi Forcat e Komandos së Bashkuar (FKB),per menaxhimin e keq te Gerdecit, duke mos fshehur përgjegjësine e tyre për tragjedinë që ndodhi më 15 Mars të viti 2008,ku nga shperthimi i barutit humben jeten 26 persona, ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë. Ne deshmine e tij, Pinari, beri pergjegjese Komanden e Forcave te armatosura per transportin, ruajtjen e pikes se demontimit te predhave ne Gerdec. Pinari deklaroi se MEICO nuk ka lidhur asnjë kontrate qerja me kontraktorin SAC, por kontrata me kete te fundit eshte lidhur nga ish reparti ushtarak te Gerdecit.

"Nje gje e tille nuk u be ne Gerdec, ku ne MEICO nuk ekziston asnje shkrese e kerkuar verbalisht apo zyrtarisht asnje siperfaqe per depozitim municioni apo ruajtje, pasi detyra e MEICO perfundonte ne dorezimin ne kamion te municionit te firmes blerese. Zenia e siperfaqe nuk eshte bere nga MEICO, pasi ajo nuk kishte asnje funksion ne ngarkim, aq me pak ne produkte. MEICO ka filluar te dorezoje municione pas lidhjes se kontrates", tha Ylli Pinari, ish drejtori i MEICO.

Gjate seances, Pinari, pati replika me juristen e MEICO, Marsida Leka,ish vartesen e tij, ne kohen qe ishte drejtuesi i ndërmarrjes. Deshmitarja Leka, deklaroi para gjykates se ka patur rezerva ne 3 pika te urdherit 20-44 te Minisitrit te Mbrojtjes, pasi sipas saj “MEICO është strukturë civile, ruajtja e fabrikës dhe transportimi i armëve janë detyra të ushtrisë”. Deklarata saj vjen kunder dëshmive te disa ish ushtarakeve sipas te cileve “Ushtria shqiptare ka transportuar municione drejt punishtes së demontimit të municioneve në Gerdec jo mbi bazen e një grafiku të përcaktuar, por mbi bazen e urdhërave verbale të kompanisë MEICO, që drejtohej nga Ylli Pinari”.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›