Forum ekonomik në kryeqytet me biznesmenë turq dhe shqiptarë
Në praninë e krerëve të dy shteteve atij shqiptar dhe turk, dhe disa dhjetra sipërmarrësish nga të dy vendet, në Tirane është zhvilluar sot një forum i përbashkët biznesi. Ministri i ekonomisë Dritan Prifi teksa ka theksuar bashkëpunimin në sferën tregtare mes të dy vendeve i ka ftuar biznesmenët turq që të vijojnë me investimet e tyre në Shqipëri. Prifti i ka garantuar njëherazi ata për mbështetje maksimale nga ana e qeverisë shqiptare, me politika probiznes, taksa të ulëta dhe barriera burokratike drejt eleminimit të plotë. Biznesi turk në Shqipëri operon në fusha të tilla si telekomunikacioni, sistemi bankar, minierat etj.