Bankat, besim tek ekonomia shqiptare
Sistemi bankar shqiptar vijon të mbështetet me fonde nga institucionet financiare ndërkombëtare, që sipas ekspertëve është shenje besimi që reflekton situatën e qetë në të cilën operojnë bankat në vend, pavarësisht krizës globale. Është Banka Europiane e investimeve e cila i ka akorduar Tirana Bank një shumë prej 10 milionë eurosh, e cila do të injektohet në ekonomi me fokus ndërmarjet e vogla dhe të mesme. Ministri i Ekonomisë Prifti tha se marrëveshje të tilla mbështesin më tej rritjen e ekonomisë shqiptare.
Domenique Courbin, Drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Kredisë në Bankën Europiane për Investim tha se kjo është hera e parë që kreditohet një ent privat në Shqipëri. Të rëndësishme e ka cilësuar këtë marrëveshje edhe Dimitris Santixis, Drejtor i Menaxhimit në Tirana Bank.
Dimitris Santixis “Ne kemi financuar përherë sektorin privat dhe nëpërmjet kësaj marrëveshje Tirana Bank do të ketë mundësinë të financojë edhe më shumë ekonominë shqiptare. Ne jemi të lumtur që Banka Europiane për Zhvillim na ka konsideruar si një partner të besueshëm për zbatimin e kësaj marrëvshje.”
Marrëveshja mes dy bankave i hap rrugën kreditimit të aktivitetit të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend.