E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lellouche: Bojkoti është anormal, zgjedhjet u certifikuan

Sekretari francez i Shtetit për çështjet europiane i ka vënë vulën qendrimit të tij mbi debatin politik në Shqipëri pak përpara nisjes për në France. Piere Lelush tha në Tiranë se nuk e kupton logjikën se ku bazohet kyetari i Partisë Socialiste Edi Rama në vendimin për bojkot të kuvendit. Lelush tha se shpreson që ky debat jashtëparlamentar të ndalet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Parimi bazë i demokracisë është ndryshimi i pushtetit, nëse humbet kalon në opozitë, nëse fiton merr pushtetin. Sistemi demokratik bazohet në pranimin që në fillim të rezultatit, nëse rezultati nuk pranohet s’kemi të bëjmë me demokraci. Unë kam dashur të takohem me zotin Rama për të kuptuar pozicionin e tij, ai më tha se njeh certifikimin e zgjedhjeve. Pra, nëqoftëse e njeh rezultatin e certifikuar nuk e kuptoj pse nuk ulet në Kuvend?! Edhe nëse ka mosmarrëveshje, qoftë dhe personale e rëndësishme është që në demokraci të ketë dialog dhe kuvendi është vendi i dialogut.
Nuk e kuptova logjikën e tij. Por s’dua të përzihem në punët e brendëshme veçse në një pikë, vendi juaj është kandidat për në BE, pjesa më e madhe e shqiptarëve e duan Europën. Ne, vendet anëtare e kemi pranuar ta paraqesim kandidaturën tuaj në Komisionin Europian. Por BE smund të pranojë veçse vende me demokraci. Është kushti minimal i sistemeve demokratike që smund të merret peng nga llogaritë e politikës së brendëshme.”
Thirrjen për dhënien fund të bojkotit, Sekretari francez për çështjet europiane, Pier Lelushe e artikuloi edhe gjatë takimit që zhvilloi me kryeministrin Sali Berisha. Lelush tha se bojkoti është anormal, në një kohë kur rezultati i zgjedhjeve është i certifikuar nga institucione legjitime.
“Pas certifikimit të rezultatit palët duhet të njohin rezultatin.”
Kryeministri Berisha ka rikonfirmuar qendrimin e tij dhe të mazhorancës për të bashkëpunuar me opozitën shqiptare për reformat e mëdha.
Lelush e garantoi kryeministrin Berisha se Franca do të vijojë të mbështesë Shqipërinë gjatë procesit integrues në Bashkimin Europian, duke vlerësuar në këtë mënyrë dhe rolin që ka vendi ynë si një faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›